Tirana Bank gjelbëron kryeqytetin, nis projekti risi

Tirana Bank ndër vite ka ndërmarrë fushata konkrete me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe të cilësisë së jetës së komunitetit si: fushatat për një mjedis të pastër dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimaterike, ndërtimin e këndeve të reja të lojërave etj., duke theksuar rëndësinë e zbatimit të politikave të përgjegjësisë sociale dhe veçanërisht atyre mjedisore.

Ne besojmë që të gjithë aktorët e qytetit, duke përfshirë institucionet publike dhe bizneset private, duhet të mbeten të angazhuar për konkretizimin e Politikave të Përgjegjësisë Sociale në shërbim të komunitetit dhe të mjedisit.

Sot, Tirana Bank inauguroi projektin më të fundit “Tarracat e Gjelbra”. Iniciativa për të promovuar një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër solli një tjetër bashkëpunim të suksesshëm me Bashkinë e Tiranës. Në aktivitetin e Inaugurimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa dhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Znj. Anuela Ristani.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Dritan Mustafa, shprehu se “Zgjerimi i zonave të banuara dhe i infrastrukturës së qytetit të Tiranës kërkon vëmendje të veçantë në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së jetesës dhe ambjentit. Kjo është një përgjegjësi me natyrë sa individuale aq edhe kolektive. Përkushtimin tonë ndaj mjedisit dhe gjelbërimit të qytetit, e shprehim nëpërmjet projekteve me natyrë simbolike, por me standarte etike dhe sociale të larta, si një vlerë të integruar në filozofinë e aktivitetit të Tirana Bank”.

Znj. Ristani falenderoi Tirana Bank për vëmendjen e treguar ndaj projekteve me impakt të lartë në komunitet : “Jam mirënjohëse që Tirana Bank, nëpërmjet projekteve të përgjegjësisë sociale ka bërë të mundur që të realizojmë këto ide përbashkëta, në dukje të vogla por të rëndësishme dhe me impakt për qytetin”.

Tirana Bank mbetet e angazhuar të ofrojë kontributin e saj ndaj mjedisit dhe komunitetit, duke i qëndruar besnike vlerave dhe parimeve të Politikave të Përgjegjësisë Sociale.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Assurdo: 16/02/2021 19:41

    Mbusheni me Pallate,QiellGërvishtëse,e pastaj "gjoja" e gjelbëroni,me nga një Vazo lule a shkurre çdo ballkon!!!??!!!

    Përgjigju
    • Miri: 17/02/2021 17:23

      E drejtë! Do i shëmbim gjithë ndërtesat mbi 5 kate dhe do lejohen vetëm shtëpitë private. Kush nuk ka mundësi apo truall ndërtimi të gjejë një çadër e të futet! Nuk e kupton që ndërtimi vertikal betonizon më pak truall dhe lë më shumë hapësirë për gjelbërim!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë