TIRANE – Tirana Banka ka njoftuar sot se automjeti tip Mercedes Benz me targë TR 5550 B, ndryshe nga sa tha dje Policia e Tiranës, nuk është në pronësi të saj. Blutë e kryeqytetit bënë të ditur gjatë ditës së djeshme se kishin sekuestruar 4 mjete të vjedhura në vend, ku njëri prej tyre u cilësua në pronësi të Tirana Bank.
Kjo e fundit sot sqaron se automjeti në fjalë nuk është më në pronësi të saj. Makina “është vjedhur në dëm të Tirana Bank rreth 10 vite më parë dhe banka ka kryer të gjitha veprimet proceduriale legale për denoncimin e këtij akti. Sot, Tirana Bank nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e këtij mjeti ose të personave të tjerë të lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në një njoftim për shtyp të bankës.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com