TIRANË - Tirana Biznes Park ka bërë të njohur për komunitetin e biznesit, një model të ri pune ku biznese dhe individë të ndryshëm, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në një hapësirë të përbashkët.

Në përurimin e zyrave moderne me stil e dizanj të standardeve europerëndimore, që sjell inovizionin e të ardhmes, ishte e ftuar dhe Ministria e Ministrise se Teknologjise dhe Inovacionit, Milena Harito.

....
Shoqeria Investitore gjermane, Lindner Group, në kuadër të 50 vjetorit të krijimit të saj, promovoi sot ne investimin e saj Tirana Business Park, një model të ri pune, atë bashkëfunksionimit të bizneseve brenda një hapësire pune të përbashkët. Hapësira moderne me stil e dizanj të standardeve europerëndimore, ofron krijimin e një nyje të shkëlqyer, ku biznesi rritet në një hapësirë të gjelbër, aty ku njerëzit mund të takohen, bashkëkrijojnë, frymëzohen, përmirësojnë punën, aty ku sinergjia ne pune vjen natyrshëm.
 
E ftuar në këtë aktivitet te Tirana Busines Park ishte Ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Harito e cila mbështeti këtë model të ri pune, një mundësi dhe risi për lindjen dhe zhvillimin e ideve.

Anetari i Bordit Drejtues te Lindner Group, Michael Ulmer u shpreh se Tirana Business Park përmes këtij modeli sjell inovizionin e të ardhmes.

Drejtoresha e përgjithshme e Tirana Business Park, Etleva Sakajeva u shpreh rreth hapësirave dhe modelit të ri të punës qe ofron ky investim gjerman.

Synimi i Tirana Buisness Park është që të sigurojë hapësirën më të mirë të punës, ku secili rritet brenda komunitetit të biznesit.

Në këtë mënyrë hapësira e TBP Co.Working do të ndërlidhë organizata dhe individë të ndryshëm, duke u dhënë atyre mundësinë që të bashkëpunojnë, ndajnë informacion dhe njohuri, duke zhvilluar një mjedis te qëndrueshëm biznesi, çka është një mënyrë krejt e re e te punuari.

TBP beson se inovacionet mund t’i shndërrojnë sfidat në mundësi. Kjo mund te ndodhe vetëm duke punuar se bashku për një të ardhme më të mire, duke i sjelle komunitetit te biznesit, të nesërmen sot.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)