Tirana, buxheti 2012
Basha: Konsultim me qytetarët

Tirana, buxheti 2012<br />Basha: Konsultim me qytetarët
TIRANË – Përfundon projekjtbuxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2012. Sipas kryebashkiakut Basha, projekti i ri financiar, bazohet në punësimin, cilësinë e jetës dhe infrastrukturën.
“Buxheti i vitit 2012 reflekton në radhë të parë një trefishim të investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite. Projekt - buxheti reflekton një shpërndarje të qartë të burimeve tona anembanë qytetit, pasi jemi konsultuar me kryetarët e 11 njësive bashkiake, pavarësisht ngjyrave partiake që përfaqësojnë. Projekt-buxheti parashikon investimet më të mëdha në infrastrukturën e çdo lagjeje, në infrastrukturën e çdo blloku anembanë qytetit”, tha Basha.
Sipas tij, përpara se të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak, projekt-buxheti do të konsultohet me qytetarët, duke nisur nga kjo javë.
“Ky është lajmi që dua të ndaj sot me banorët e Laprakës, por edhe me banorët e Shkozës, Alliasit, me banorët e lagjeve qendrore të Tiranës, por që janë ndierë “periferi”, sa i përket vëmendjes investuese të Bashkisë së Tiranës. Ne do i kthejmë sytë plotësisht nga këto lagje. Natyrisht, investime janë bërë edhe në të kaluarën, por ne do të synojmë për të bërë më shumë investime dhe me cilësi më të lartë në çdo lagje të Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku.


BUXHETI 2012, PROVA E ZJARRIT PS - PD
Pas konsultimit me publikun, projekt/buxheti për Tiranën do t’i kalojë për votim anëtarëve të këshillit bashkiak. Bazuar në eksperiencën e një viti më parë, tashmë rolet janë ndërruar. Në fund të vitit 2010 ishin demokratët, të cilët pas bashkëpunimit me LSI-në bllokuan disa herë miratimin. Ndërkohë që këtë viti, kundërshtarët mbeten të njëjtën, dhe ai që ka ndryshuar është vetëm pozicioni në sallën e këshillit bashkiak.
Punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura janë shtyllat kryesore, mbi të cilat është hartuar projekt-buxheti i vitit 2012. Në funksion të punësimit, si prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës janë parashikuar fonde për mbështetjen e biznesit, përmirësimin e klimës dhe krijimin e kushteve për investitorët dhe biznesin, në qytetin e Tiranës dhe krijimi i një fondi të veçantë për nxitjen e punësimit.
Gjithashtu, në projekt-buxhet janë parashikuar fonde të veçanta, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës. Shërbimet sociale, qendrat sociale, banesat sociale asistenca sociale, mbrojtja e konsumatorëve etj janë adresuar me fonde të veçanta, në buxhetin e Bashkisë.
Projekt - buxheti parashikon investimet më të mëdha në infrastrukturë. Rehabilitimi i shesheve në zona të ndryshme të Tiranës, krijimi i hapësirave te gjelbra, rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në lagjet e qytetit, shkollat kopshtet, çerdhet dhe ujësjellës - kanalizimet do të mbështetet me fonde nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online