Tirana-Bylis, Karabeci provokon
portierin Frashëri: Cili është ky?

Tirana-Bylis, Karabeci provokon<br />portierin Frashëri: Cili është ky?
Në prag të ndeshjes me Bylisin, Tirana vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë dhe e motivuar për të arritur fitoren e parë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Sfida ndaj ballshiotëve ka brenda saj edhe inate të vjetra, pasi përballë bardhebluve do të jetë portieri Stivi Frashëri, që në fazën e parë ishte pjesë e Tiranës dhe në fund u nda nga 24 herë kampionët e Shqipërisë me urrejtje dhe akuza.

Për të treguar se asgjë nuk është harruar mendon Karabeci që i hedh ‘benzinë zjarrit’ duke e injoruar portierin. “Stivi Frasheri?! Nuk e njoh kush është. Tek Bylis njoh Peposhin dhe Hyshmerin që kanë qenë tek Tirana. Këtë emrin tjetër se njoh”, ka deklaruar Erando Karabeci. “Luajmë një ndeshje jo të lehtë që për ne vlen njësoj si ndeshja e fituar në Laç, tre pikë.

Asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar. Kemi nisur përgatitjet për këtë takim me përqendrim maksimal. Skuadra ka gjetur ritmin e duhur, është harmonizuar dhe po marrim atë që duhet. Koha na ka shërbyer për të njohur më mirë lojën e njeri tjetrit dhe po marrim rezultate. Pak kohë më parë ishim në vendin e gjashtë në klasifikim dhe kishim si objektiv vendin e tretë.

Tani jemi të tretet, na duhet ta ruajmë këtë pozicion dhe të përfitojmë sa më shumë pse jo për të rikuperuar edhe ndonjë pozicion tjetër në renditje. Nuk ka vend për eufori. Jemi një ekip që vrapon shumë, flet pak dhe ka shumë disiplinë. Tani ka ardhur momenti të fitojmë në “Selman Stërmasi”. Kam besim se nuk do ndalemi. Merkato e janarit na ka shërbyer për të ruajtur grupin dhe afruar brazilianin Hugo Almeida, një sulmues me vlera për ne. Gjithashtu rikthimi Muzakes ne fushe ka qene nje tjeter perforcim i rëndësishëm për ne’ deklaroi ai. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës