Tirana ka dalë në rrugë të dielen në mbrëmje për të kremtuar fitoren  e merituar që Shqipëria arriti sot në  Elbasan kundër Armenisë, ndeshja e fundit për fazën e parë të grupit I, thelbësore për udhëtimin kuqezinjëve ne kualifikimin e në Europianin e 2016-ës.
Buri të pafund makinash, njerëz të veshur kuq e zi por edhe flamunj e fishekzjarre  kanë mbuluar bulevardin kryesor te kryeqytetit Dëshmorët e kombit.
"Ndihem krenar" për këtë fitore , tha një i ri, i cili e  ka ndjekur ndeshjen e dy kombëtareve në një  nga lokalet e kryeqytetit së bashku me miqte  e tij, të gjithë të veshur kuq e zi.
Entoni thotë se kishte patur shumë emocine në pjesën e parë, kur ndeshja kishte qene e dobet por si vëren ai , "tani ndihem më shumë se i lumtur" .
"Sot është dita jonë", thotë  ai teksa shtrengon fort nje flamur kuq e zi.
Buri të pafund makinash, njerëz të vëshur kuq e zi,  por edhe flamunj e e fishekzjarre  kanë mbuluar kryeqytetin. Një pjesë të rrugëve të Tiranës, janë bllokuar dhe ndodhen nën mbikqyrjen e policisë, duke e patur nën kontroll situatën.
Prej disa ditësh jo vetëm në Tiranë , janë ndjerë ethet e kësaj ndeshje e cila ka vënë në lëvizje dhe  tregtarët e shumë cikërimave dhe sendeve që evidentionin simbolin tonë kombëtar  .
Por në rrugë për të kremtuar këtë fitore kanë dalë sot edhe qytetarë në qytete të tjera të vendit.
Gjithsesi kryeqëndra e fitores  dhe e festimeve në këtë të dielë me temperatura pranverore , e diela e fundit e muajit mars, ka qënë qyteti i Elbasanit, ku edhe pati fatin te luhet  kjo ndeshje qe forcon shume pozitat e kombetares tone./atsh/