Studimi i PNUD/Ja si e kanë dëmtuar shqiptarët tokën dhe natyrën. Zonat më në rrezik

Studimi i PNUD/Ja si e kanë dëmtuar shqiptarët tokën dhe natyrën. Zonat më në rrezik

Tirana paraqitet me nivelin më të lartë të presionit mbi degradimin e tokës, kryesisht prej ndërtimeve pa kontroll, shtimit të popullsisë dhe erozionit, thuhet në një studim të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë për masat dhe mjetet që duhen marrë kundër ndikimeve negative të klimës në mjedis.

Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit.

Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.

Gjithashtu Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë kontrollit në raport me planet urbanistike.

Qytete e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet klimaterike.

Shkodra dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.

Ndërsa qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej largimit masiv të popullsisë.

Rezultatet specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31% e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve. Pyjet janë mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e ekspozuar ndaj erozionit të tokës.

Gjithashtu baseni i Bovillës është i rrezikuar nga eurozioni, pasi rajoni është i banuar nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të kombinuara me kullota.

Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%. Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore. Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh./ Monitor

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/12/2019 10:12

    Vet struktura e tokes ne Tirane dhe Durres nuk lejon ndertimet shumekateshe.Sudomos Durresi qe ka nje strukture argjilore .Ndertimet pa kriter dhe nje siperfaqe te vogel duke rritur densitetin e banesave eshte peshe shume e rende dhe struktura nuk e mban dot ose duhen ndettime shume te sigurta me konstruksione me kosto shume te larte.Mos harrojme se ne Tirane -Durres jeton gjusma e popullsise se Shqiperuse.KKRT eshte shkajtare e mos planifikimit te rregullt te teritirit per 30 vjet

    Përgjigju
    • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/12/2019 11:34

      I kujt eshte faji qe lejoji fshataresine të derdhej qyteteve si ortek duke i shnderuar ato në haure bajgash? Kush e lejoji kete katrahure, masaker mjedisore me ndertime ultra të shëmtuar? Tirana e para 1990 kishte fusha të tera të papara dhe çdo gjë ishte në proporcion me te teren. Po italianet psh ishin budallenj kur për atë kubature ndertesash ministrore planifikuan nje shesh, atë të mevonshmin Skenderbej, qe do të ishte në proporcion të drejtë me ndertesat?! Kush e zvogeloi kete shesh duke bërë qe ndertesat të humbin madheshtine e tyre si pasoje e prishjes se proporcionit?

  • Kafsha: 16/12/2019 10:06

    Ishalla ardhte ndonje Armagjedon të fshije mu terine e fshatareve qe ndertuan shemtirat për 30 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë