Tirana dhe Kukësi vijojnë me përforcimet e bujshme, verilindorët kanë edhe një konfirmim

Tirana dhe Kukësi vijojnë me përforcimet e bujshme, verilindorët kanë edhe një konfirmim

Klubet e Superiores ndryshe nga vitet e tjera po tregohen shumë aktive në ditët e para të merkatos. Përveç Partizanit, Kukësit, Laçit dhe Teutës që do të luajnë në Kupat e Europës është edhe Tirana që nuk po ndalet.

Bardheblutë kanë zyrtarizuar sot afrimin e tretë. Bëhet fjalë për mesfushorin Idriz Batha, i cili ashtu si Kale dhe Torrasa (dy lojtarë të cilët sezonin e fundit kanë luajtur te Flamurtari) edhe ai ka qenë pjesë e vlonjatëve. Batha me Tiranën ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 tjetër.

Ndërkohë Kukësi ka njoftuar për ‘goditjen’ e katërt. Klubi verilindor ka gjetur akordin me Bruno Lulaj, mbrojtësin i cili sezonin e fundit është aktivizuar te Skënderbeu. Me kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë Lulaj ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Gjithashtu me anë të një reagimi në faqen zyrtare, Kukësi ka hedhur poshtë zërat për largimin e Valdet Ramës, futbollistit të afruar në merkatonm e janarit.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë