Tirana dhe rrethet, rifillon
papritur kufizimi i dritave

Tirana dhe rrethet, rifillon<br />papritur kufizimi i dritave
Kryeqyteti i Shqipërisë ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë gjithë ditës së sotme. Pa paralajmërime, është bërë ndërprerja e energjisë në të gjitha zonat e Tiranës.
Probleme janë vënë re si në qëndër, krah godinave kryesore të Shtetit, ashtu dhe në zonat periferike. Gjatë paradites së sotme në Qendër të Tiranës ka pasur mungesa nga 1 orë deri në dy orë, më shumë në periferi të kryeqytetit.
Ende nuk është e qartë se si do të jetë situata me furnizimin me energji elektrike këtë vit në Shqipëri. Sipas Qeverisë dhe Cez nuk do të ketë probleme, por qytetarët dhe bizneset po hasen përditë me mungesa të papritura dhe të pajustifikuara, disa herë në ditë, të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në vitin 2011, qeveritë shqiptare të të gjitha ngjyrave nuk e kanë zgjidhur akoma problemin e furnizimit normal me energji elektrike të qytetarëve, me gjithë privatizimet, reshjet e shtimin e hidrocentraleve.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët