Tirana dhe Teuta ndahen në 'paqe'
Skënderbeu i përgjigjet Partizanit

Tirana dhe Teuta ndahen në 'paqe'<br />Skënderbeu i përgjigjet Partizanit
Skënderbeu ka bërë detyrën duke mposhtur Bylisin në Korçë me rezultatin e thellë 4-0 duke iu kundërpërgjigjur ekipit të Partizanit dhe rivendosur diferencën prej 4 pikësh në renditje pas 14 javësh.

Sfida në Korçë nuk kishte shumë histori, pasi kampionët e Shqipërisë nuk lanë shumë vend për dyshime duke shënuar fillimisht me Prognin në të 44’, në 64’ Abazi shënoi golin e dytë, Bernart Berisha në të 79’ plotësoi tripletën, ndërsa për pokerin në fund mendoi Salihi në të 90’. Mirel Josa ka mbetur i kënaqur me rezultatin, por është i ndërgjegjshëm që disa prej yjeve të ekipit do të largohen në Janar.

“Problemi është që dua apo s’dua unë futbollistët do largohen, qoftë për leverdinë e tyre individuale qoftë dhe për më të mirën e klubit”tha ai. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Durrës nuk pati fitues mes Teutës dhe Tiranës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Niko Dovana’ prodhoi lojë dhe raste të shumta për gol, por deri në fund rrjetat mbetën të paprekura nga të dy ekipet duke i detyruar që të ndanin nga një pikë, që më shumë i leverdis Teutës se Tiranës.

Pas ndeshjes trajneri i Tiranës duke folur për supersport mbeti i pakënaqur me sulmin, pasi sipas tij mungon një bomber për të shtyrë topin në rrjetë. “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe besoj se do të vazhdojmë në këtë rrugë pasi jemi në drejtimin e duhur. Na mungon një sulmues nga ata që shtyn topin në rrjetë, sigurisht Bakaj është rikthyer me gola por një sulmues i pastër do të na bënte punë gjithsesi”. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën