'Tirana do ndryshojë 60 përqind nga sezoni i shkuar', Orges Shehi para CL: E gjithë Shqipëria është me ne, Kaina me grip

'Tirana do ndryshojë 60 përqind nga sezoni i shkuar', Orges Shehi para CL: E gjithë Shqipëria është me ne, Kaina me grip

Orges Shehi, trajneri i Tiranës (qendër)

Tirana luan të enjte (13 korrik) me Dinamo Batumin, për turin e I kualifikues në Conference League. Ndeshja merr jetë në 20:00 në "Air Albania", me bardheblutë që kërkojnë suksesin në shtëpi. Në lidhje me këtë duel ka folur edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Durrsaku ka besim te lojtarët që ka në ekip, duke besuar se eksperienca e tyre është e rëndësishme.

"Është një moment normal që ndeshjet luhen në këtë klimë. Kemi mbaruar fazën përgatitore, skuadra ka pasur ndryshime të shumta. Kemi afruar shumë lojtarë dhe shpresojmë që lojtarët të jenë përshtatur. Kemi përballë një kundërshtar që kanë minuta në këmbë, pak ditë më parë luajtën Superkupën. Ne vijmë pas tre ndeshjeve miqësore, na duhej më shumë kohë, por le të pranojmë realitetin. Shanset janë të barabarta për të dyja ekipet. Batumi? E kemi një përshtypje, kemi parë disa ndeshje që kanë lujtur. Meriton respekt si ekip, mos prisni të them se kë kanë pikë të fortë apo të dobët. Nesër në fushë s'do kemi 50-60 përqind të lojtarëve nga sezoni i ri, kemi pasur shumë ndryshime", tha Shehi.

Forma e Lushkjas, Abazajt dhe presioni që është mbi ekipin, për Shehin duhet parë në aspektin pozitiv.

"Lushkja dhe Abazaj? Është e vërtetë që në fundin e sezonit nuk kanë qenë në formë të mirë për shkak të dënimit. Jemi në kushtet kur kanë kaluar disa muaj dhe jemi të kënaqur që i kemi në formë optimale dhe kanë lënë gjithçka pas.

Presioni? Kjo ndikon, por në fushë duhet të jesh në maksimumin tënd. Vjet ishte tjetër histori, futemi në fushë për të marrë më të mirën tonë dhe të menaxhojmë atë presion pozitiv nga tifozët. Nesër nuk do kemi vetëm tifozët tanë, të gjithë në Shqipëri do e kenë mendjen te ne sepse të gjithë duan që ekipet shqiptare të bëjnë mirë.

Prurjet e reja? Mundohen që secili të thithë idetë e mia. Futbolli nuk luhet vetëm, duhet bashkëpunim. Kaina, numri ynë 9 ka tre ditë që nuk është mirë për shkak të virozave dhe shpresojmë ta kemi gati. Nuk ka rëndësi sesi futesh në fushë me skemë", tha Shehi.

Doka, Hoxhallari dhe përshtatja e lojtarëve të rinj, kjo ishte tema e fundit që foli Shehi.

"Doka dhe Hoxhallari? Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona. Kam dy vite e gjysmë këtu dhe ai ka rëndësinë e vet në skuadër, jam me idenë që "flamujt" e skuadrës të mbeten gjatë aty. Është më e lehtë për të sepse njeh ambientin. Ashtu edhe Doka, klubi meriton komplimente që përmbush kërkesat e tyre. Janë lojtarë që tifozeria i do. Të dy janë më të gatshëm se lojtarët që sapo vijnë, sepse këta rikthehen. Kam lojtarë me eksperiencë.

Përshtatja? Sezonin e shkuar mbetëm me vetëm një lojtar për pozicion, tani e kemi ndryshuar. Për mua më mirë ai që e nis nga stoli, sepse ka mundësi të ndryshojë ndeshjen. Kemi konkurrencë, por klima është e mirë në ekip dhe nuk ka qejfmbetje", deklaroi trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje