Lokale të mbushura plot, qytetarë të grumbulluar e shpeshherë pa maska, është kjo pamja që të ofron kryeqyteti gjatë orëve të paradites në një situatë kur shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë në rritje.
Në një vit pandemi me 109,674 qytetarët infektuar duket se më të prekura nga virusi janë femrat me 52%, kurse 48% e të infektuarve janë meshkuj.
Po pavarësisht se femrat infektohen më shumë, referuar të dhënave zyrtare, 67% e viktimave janë meshkuj ndërsa 33% femra. Në total deri me tani koronavirusi ka marrë 1,856 jetë në vendin tonë.
30-39 vjeç, një moshë relativisht e re është grupmosha më e prekur nga COVID, 19% nga totali i të infektuarve. Ndërsa fëmijët zënë 2% nga mosha 0-9 vjec dhe 4% nga mosha 10-19 vjeç.
Fatalitete janë shkaktuar më së shumti në moshat 70+, me konkretisht 48% e viktimave
Gjatë muajit shkurt shifrat e të infektuarve u rritën ndjeshëm çka është përkthyer dhe në shtrimet në spitalet COVID, ku ndodhen më shumë se 600 pacientë të hospitalizuar.
I papergjegjshem eshte komiteti i ekspertve qe le shkolla e lokale hapur
PërgjigjuNuk do qeveria se nuk e pyet njeri komitetin e ekspertve.