Tirana e Prishtina në një zë:
Jo veprimeve ekstremiste

Tirana e Prishtina në një zë:<br />Jo veprimeve ekstremiste
TIRANE- Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë përcjellë sot, nga Tirana, qëndrimin e përbashkët, kundër aksionit të lëvizjes së Vetëvendosjes për bllokimin e kufijve me Serbinë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Haxhinasto: Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë. Enver Hoxhaj: Cdo sjellje e dhunshme, cdo akt kundër Kushtetutës është i papranueshëm nuk është një qasje europiane.

Shefi i diplomacisë kosovare ndodhet sot në Tiranë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vizita e Ministrit Hoxhaj vjen një ditë para se lëvizja Vetëvendosja të ndërmarrë aksionin e paralajmëruar për nesër për bllokimin e kufirit me Serbinë

Axhenda e takimeve nisi në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku pas takimit kokë më kokë, të dy ministrat nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor. Më pas dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ora 10: 30 MINISTRI HOXHAJ: S'DUHET TE IMITOJME SERBINE
“Cdo sjellje e dhunshme , cdo akt kundër Kushtetutës është i papranushëm nuk është një qasje europiane. Edhe qytetarët nga Shqipëria që lëvizin drejt Kosovës janë kundër interesit të shtetit. Nuk duhet të imitojmë askënd në Ballkan por të sillemi si një shtet demokrat dhe europian. Akte dhe veprime të tilla për qeverinë e Kosovës janë të papranueshme dhe ne në çdo formë jemi kundër bllokimit nëmënyra të pa imagjinuara të pikave kufitare” 
Duke u ndalur në shqiptarët e Luginës së Preshevës Hoxhaj tha se Serbia duhet të bëjë më shumë për shqiptarët që jetojnë atje dhe se qeveria e Kosovës do të marrë masa që incidenti me ministrin e Diasporës kosovare i cili nuk u lejua të kalojë në Luginën e Preshevës, të mos përsëritet.
Për Republikën e Kosovës pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është kyçe. Mendojmë se Serbia duhet të bëjë shumë më shumë për të acvancuar pozitën ekonomike, kulturore dhe juridike, për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Do marrim masa që të mos përsëritet rasti me ministrin e Diasporës.

Ora 10:20 HAXHINASTO: NUK MBESHTESIM VEPRIMET EKSTREMISTE
Ministri Haxhinasto deklaroi se mbështeste qeverinë e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe bëri thirrje që marrëveshjet e arritura në këtë dialog të zbatohen “Mbështesim qeverinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, por pritshmëria është që marrëveshjet e arritura në proceset e dialogut teknik të zbatohen. Plani Ahtisari është e vetmja alternativë që duhet ndjekur për të arritur standardin e bashkëjetesës për veriun e Kosovës”
Haxhinasto përsëriti dhe një herë qëndrimin kundër aksionit të Vetëvendosjes për bllokimin e kufirit me Serbinë, në Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në fillimin e zbatimit të masave të reciprocitetit.“Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë pasi kjo nuk është rruga dhe fryma europiane për të zgjidhur problemet”- nënvizoi Haxhinasto.
Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Hoxhaj do të zhvillojë takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, kreu i PS-se Edi Rama, si dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?