Tirana emërton rrugën I. Rugova
dhe hapet Ambasada e Kosovës

Tirana emërton rrugën I. Rugova<br />dhe hapet Ambasada e Kosovës
TIRANE- Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë një rrugë pranë zonës së Shallvareve.

Ceremonia u zhvillua në orën 11:00, pranë pallateve të Shallvareve ku janë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i komunës së Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa.

“Përulemi me respekt para Ibrahim Rugovës, simboli i përpjekjeve të Ksovës për pavarësi. Qtetarët e tiranës janë të nderuar qe një rrugë ne kryeqytet do të mbajë emrin e Ibrahim Rugovës”- tha kryetari I bashkisë Lulzim Basha.

Nga ana e tij kryeministri Berisha tha se: "Rugova ishte një nga figurat më të rëndësishme, arkitekt i Kosovës së pavarur dhe burrë vizionar  që u dha nder shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër pas Ismail Qemalit, shekujt e fundit, presidentit të Kosovës, Rugova”. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe familjarëve të familjes Rugova dhe shumë të ftuarve të tjerë.

Gjithashtu pasdite në Tiranë do të jetë dhe kryeministri Hashim Thaci, i cili do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë. Objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin