Tirana dhe Elbasani kanë veshur sot pektun me lule të Ditës së Verës, duke u kthyer në kryeqendrat e festimeve. Qindra e mijëra qytetarë maorën pjesë në aktivitetet e organizuara për të festuar si çdo vit Ditën e Verës, ndërsa që në orët e para të mëngjesit, Kryeministri Rama ka uruar qytetarët.
“Mos humbisni aktivitetet e organizuara për Ditën e Verës nesër, premtuese për argëtimin e të gjitha moshave”, shkruan Kryeministri Rama.
Nga njëra anë Elbasani ka mirëpritur qytetarët e të gjithë zonave për të shijuar ushqimet tradicionale, ballokumet, dhe duke pritur ardhjen e verës. Ndërsa nga ana tjetër mijëra qytetarë kryeqytetas kanë “mbuluar” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shijuar aktivitetet e organizuara për këtë festë.
E rikthyer në një traditë, nga ora 10:00-14:00, Ministria e Mirqënies Sociale organizoi një program me aktivitete, në zonat kryesore të Kryeqytetit. Por ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria dhe bashkia e kryeqytetit kanë festuar të ndara. Nga ana e saj Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitetet e saj, të ndara nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Bashkia e kryeqytetit me rastin e Ditës së Verës organizoi aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00.
Në këtë ditë, nuk kanë munguar as urimet nga politikanët por njëkohësisht edhe deklaratat e tyre politike. Për Kreun e opozitës Lulzim Basha kjo është një ditë reflektimi për të dalë nga kriza ku ndodhet vendi. Por për kryeministrin Rama nga Elbasani, është rritur prodhimi vendas dhe kërkesa e mallrave për eksport.

Ora 12:40 Rama nga Elbasani: Është rritur prodhimi dhe eksporti i mallrave vendase
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Elbasan për t’u bërë pjesë e aktiviteteve dhe atmosferës festive në këtë qytet si dhe për të uruar qytetarët me rastin e Ditës së Verës.
Në këtë vizitë, Rama është i shoqëruar nga kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, Ministrat Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço si dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Kryeministri Rama vizitoi panairin e Ditës së Verës me prodhime shqiptare ku theksoi se është rritur prodhimi vendas dhe ka ardhur gjithnjë në rritje edhe kërkesa për eksportin e mallrave.
"E kam mdjekur këtë panair me përparësi ka një rritje të kërkesës disa biznese disa prej tyre kanë nënshkruar kontrata për eksportin dhe ky është lajmi më i mirë për Ditën e Verës" tha Rama

Ora 12:14 Basha: Sot ditë reflektimi dhe jo e shfaqjeve të qeverisë
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u bë pjesë e aktiviteteve të organiuzara nga institucioni që drejton ku uroi shqiptarët me rastin e Ditës së Verës. Sipas Bashës, kjo është një ditë për refklektim dhe për më shumë shpresë për qytetarët, dhe jo dita e shfaqjeve politike të qeverisë.
Dhe sipas tij, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës për të paraqitur një ofertë të re për qytetarët për të dalë nga kjo krizë që e ka përfshirë vendin.
“Jam i bindur se flas në emër të shumicës së shqiptarëve kur them se është një ditë për të reflektuar, për një rrugë, ndryshe, për një ofertë të re, për punësim dhe zhvillim, dhe jo përmes lugës së zhveshur. Sot nuk është dita që qeveria të bëjë shfaqje, por ditë reflektimi. Detyra jonë është të shohim rrugët e daljes nga kjo krizë e gjithanshme. Dua të përsëris premtimin tim para shqiptarëve, jemi të vendosur për të nxjerrë vendin nfa kriza, për një ofertë të re, dhe jo truke për një ditë, që të nisë nga spastrimi i politikës nga krimi. Riktihimi i shanseve të vërteta për mirëqënie, rikthimi i vëmendjes për kujdes për qytetarët dhe jo pushtetarët. Unë jam i vendosur se së bashku me qytetarët në këtë Ditë Vere të sigurojmë një ofertë të re.” tha Basha
Ora 11:40 Nis koncerti në Tiranë
Ka nisur koncerti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë me këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, të cilët do të performojnë për qytetarët me rastin e Ditës së Verës.

Ora 11:18 Malaj: Organizim perfekt, në qendër natyra dhe sporti
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, e cilësoi perfekt organizimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale që sipas saj ka vënë në qendër të saj aktivitetet sportive dhe të lidhura me natyrën.
"Dua të falenderoj MMSR sepse ishte një koordinim perfekt, dhe të rinjtë dhe qytetarët duhet të jenë pranë sportit. Kemi pjesëmarrje të të gjithë niveleve të arsimit, dhe të sportit. Ajo që është e rëndësishmë është që fëmijët e duan natyrën dhe sportin." tha Nora Malaj

Ora 11:15 Veliaj: Aktivitetet me kosto zero, bashkia e zënë me mitingje
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në aktivitetet e organizuara në Tiranë, mes qytetarëve të kryeqytetit në kuadër të Ditës së Verës. Në fjalën e tij para kameras së A1 Report, Ministri Veliaj theksoi se të gjitha organizimet e bëra kanë qenë pa kosto, dhe kjo falë përfshirjes së bizneseve në këtë festë.
Velaij u ndal edhe tek fakti i festimeve të ndara ndërmjet qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ku sipas tij sërish bashkia ka treguar mungesë në organizimin e aktiviteteve. Dhe kjo sipas Veliaj pasi bashkia ka pasur një axhendë të ngarkuar me mitingje, referuar protestave të Partisë Demokratike.
“Është i dyti vit rrjesht që organizojmë me 0 kosto një aktivitet të tillë. Më vjen mirë që për të dytin vit rresht bizneset afrohen dhe financojnë në organizim. Jam shumë i lumtur për këtë se do të thotë se taksat e qytetarëve nuk duhet të shkojnë për festa. Deri tani bashkia ka qenë në mungesë, e di që kanë qenë të zënë me mitingje, por njerëzit duan të shohin punën e tyre, dhe ata janë zgjedhur për të menaxhuar qytetin. Unë kam të gjithë ditën këtu por bashkinë nuk e kam parë dhe nuk e di ccfarë është duke bërë bahkia. E kuptoj që ka qenë një axhendë e ngarkuar me protesta, por bashkia duhet të menaxhojë qytetin dhe jo protestat. Megjithatë dua të ju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Ditën e Verës. Qoftë një vit i mbarë, dhe me plot energji dhe diell.” tha Ministri Veliaj

Ora 11:10 Basha nga Elbasani: Shqiptarët duan shpresë, janë të zhgënjyer
Kryetari i PD dhe njëherësh Kreu i Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës. Basha tha se shqiptarëve u duhet më shumë shpresë për të ecuar përpara në situatën në të cilën ndodhet vendit. Basha po ashtu tha se në panairin e Ditës së Verës në Elbasan ka prekur zhgënjimin dhe dëshpërimin e biznesmenëve dhe falimentin e prodhimit vendas.
/Shqiptarja.com

VIDEO