Këtë parashikon marrëveshja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë që u miratua sot nga qeveria Rama.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot se marrëveshja është në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se ajo është në dobi të biznesve të të dy vendeve.
“Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitet në të dy vendet, rritet besimi dhe siguria. Marrëveshja e përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë shmang tatimin e dyfishtë mbi të ardhurat e kapitalin e parandalon evazionin fiskal mes dy vendeve. Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitet në të dy vendet, rritet besimi dhe siguria.”, informoi ministri Cani.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
