Elis Bakaj ka firmosur me ekipin e Tiranës. Mesfushori i talentuar pas divorcit me ekipin e Skënderbeut zgjodhi që të vazhdojë karrierën në kampionatin shqiptar, por jo me Partizanin.

Bakaj ishte në negociata disa ekipe në Shqipëri dhe jashtë vendit, por në fund ngulmimi i trajnerit Magani dhe presidentit Refik Halili kanë bërë që fantazisti të firmosë me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Për Bakajn, kjo është firma e tretë brenda pak muajsh në Shqipëri, pasi fillimisht pas largimit nga kampionati ukrainas firmosi me Kukësin, por UEFA e pengoi që të zbriste në fushë.

Ndërsa më pas kaloi te kampionët e vendit, por aventura në Korçë nuk zgjati shumë, pasi pas problemeve me senatorët e ekipit drejtuar nga Josa u vendos që të ndërpritej kontrata. Nga divorci përfitoi Tirana që ishte në kërkim të një mesfushori me karakteristikat e Bakajt.


d.b/shqiptarja.com