Klasikja e parë e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në Loro Boriçi ka përfunduar me shifrat 0 me 2 në favor të bardhebluve. Në një atmosferë elektrizuese ndeshja nisi e barabartë për dy klubet dhe pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në fraksionin e dytë, fillimisht Vllaznia ishte më kërkuese, por brenda 1 minute, ekzaktësisht në të 58 deri në të 59, Tirana realizoi dy herë. Grent Halili ishte ai që zhbllokoi shifrat, ndërsa bomberi Ngoo i dyfishoi ato. Për pjesën e mbetur të lojës pati pak për tu veçuar, përveç nervave të tifozëve vendas të cilët hodhën shume shishe uji në fushën e lojës. Këto për vendimet e arbitrit që pas tifozëve ishin të njëanshme.

Ndërkohë po sot edhe Teuta ka arritur të marrë një fitore 3 me 1 kundër Luftëtarit të vlefshme për javën e tretë të Superligës. Në Durrës të besuarit e Shkëmbit dominuan takimin nga minuta e parë e deri tek e fundit, ndërsa golat u realizuan nga Nikac, Vecaj dhe Avdyli. Pas 3 ndeshjeve të para si Teuta ashtu edhe Tirana gjenden në kuotën e 7 pikëve dhe momentalisht udhëheqin kampionatin.