TIRANË - Kryeqytetasit do të japin të djelën votën e tyre për të zgjedhur 32 deputetët, të cilët do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Ri.
 
Në listat zgjedhore numërohen mbi 750 mijë, që duke nisur nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën 19 të mbrëmjes do të shprehin me votë qëndrimin e tyre politik.
 
Janë 17 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, të cilat do të menaxhojnë procesin zgjedhor në Tiranë. Në një vëzhgim të “A1 Report” në shkollën “Bajram Curri” pjesë e njësisë bashkiake nr. 4, Orion Nallbati sekretar në KZAZ 33 na shpjegon se gjithçka është gati për nisjen e këtij procesi ditën e nesërme.
 
“Gjithsej në këtë zonë të administrimit zgjedhor janë 80 qendra votimi, të shpërndara nëpër ambjente publike dhe në katër ambjente private. Sot po merremi me shpërndarjen e materialeve zgjedhore sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor në fuqi”, u shpreh Nallbati.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)