Tirana gjobit mbrojtësin
Dritan Smajli: Shkeli rregulloren

Tirana gjobit mbrojtësin<br />Dritan Smajli: Shkeli rregulloren
Klubi i futbollit të Tiranës ka gjobitur mbrojtësin Dritan Smajli.
 
Sipas njoftimit të sotëm nga vetë klubi, Smajli “ka shkelur rregulloren e brendshme”, por nuk përcaktohet se për çfarë shkelje bëhet fjalë dhe as vlera monetare e gjobës. Kjo ishte edhe arsyeja se pse ai mungoi në ndeshjen me Kukësin.

“KF Tirana ka marrë sot vendim për të gjobitur mbrojtesin Dritan Smajli. Futbollisti ka shkelur rregulloren e brendshme një ditë para ndeshjes dhe për këtë motiv ai nuk u grumbullua nga trajneri në takimin me Kukësin. Sot, lojtarit i është komunikuar vendimi i marre nga klubi dhe nesër Smajli do t’i rikthehet përgatitjeve me skuadrën. Rregullorja e brendshme është pjese e marrdhënies që lojtarët kanë me klubin dhe duhet respektuar me korrektësi. Një gjë e tille i është rikujtuar të gjithë lojtareve bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)