Tirana i ka nisur me humbje miqësoret në fazën përgatitore pasi kundër Alanyaspor është mposhtur me shifrat 2-1. Skuadra e drejtuar nga Egbo gjithsesi bëri një paraqitje pozitive, duke patur parasysh se kundërshtari renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar turk.
Ndeshja nisi me një ritëm normal ku për disa minuta skuadrat tenstuan njëra-tjetrën dhe më pas morën iniciativën për të sulmuar. Të parët avantazhine gjetën turqit që në minutën e 28 realizuan me Karaca.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Tirana reagoi duke barazuar me një gol të bukur të Ngoo-s. Gjithsesi barazimi do të zgjaste pak pasi në minutën e 70 Alanyaspor gjeti golin e fitores me Kampos.
Kjo ishte dita e katërt e Tiranës në Turqi për fazën përgatitore, ndërsa në ditët e ardhshme ka të programuar edhe dy miqësore të tjera, kundër Mezokovezdi më datë 11 janar dhe kundër Korona Kielce më 15 janar.
-
Paskan shku me lujt te vllaznit Turq bashke me president Ridin,asht ba Tirana si me qene ekip muxhadinesh...
Përgjigju






Komente
Komento