Tirana i është rikthyer normalitetit, një ditë pas protestës së djeshme të opozitës.
Punonjësit e Bashkisë kanë nisur nga puna që mbrëmjen e djeshme për të mos lënë asnjë gjumë nga tubimi i opozitës. Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana, të cilën e cilëson si një shtëpi për 140 kombësi, nuk do t'i nënshtrohet urrejtjes dhe dhunës.
“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do tí përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.











Komente
Komento