Kanë përfunduar 4 ndeshjet e javës së 19-të të Grupit B në Kategorinë e Parë në futboll. Tirana ka siguruar një fitore të pastër 3-0 në Pogradec dhe mban kështu vendin e parë në grup.
/Shqiptarja.com
Në ndeshjen tjetër sa i përket play-off, Bylis ka fituar 1-0 në Fier, ku Apolonia ka kontestuar shumë golin e shënuar me penallti nga miqtë. Sipas fierakëve penalltia e ballshiotëve linte shumë për të dëshiruar. Tirana është 2 pikë para Bylisit në krye, 3 skuadrat e tjera thuajse nuk kanë shanse.
Në grupin e skuadrave për play-out, pra për të mos rënë nga kategoria, Shënkolli ka fituar 4-3 ndaj Turbinës dhe Shkumbini ka mposhtur 1-0 Ilirinë e Fushë-Krujës. Në këtë grup skuadrave, më i rrezikuari është Naftëtari.
d.b/shqiptarja.com










