Tirana kërkon fitoren e parë kundër Kamzës këtë sezon, Mema: Do jetë ndeshje e bukur

Tirana e nisi 2019 duke fituar në Kupë kundër Flamurtarit, por nesër bardheblutë do të kenë një 90 minutësh të vështirë kundër Kamzës në Superligë.

Të besuarit e Ardian Memës aktualisht renditen të 7 me 2 pikë më shumë se Kamza e vendit të 9 dhe një hap fals në kryeqytet do të ishte goditje e rëndë. Në dy sfidat e para të kampionatit Tirana me Kamzën ka humbur një dhe ka barazuar një tjetër, por nesër trajneri Ardian Mema beson se do të jetë një histori tjetër.

“Mendoj që do të jetë një ndeshje e bukur dhe mund të ketë një rezultat në favorin tonë.”

Tirana ndërkohë ende nuk ka bërë asnjë përforcim në merkato. I pyetur rreth kësaj çështje Mema përgjigjet:

“Nuk është se 1 apo 2 blerje do të sjellin ndonjë ndryshim të madh për situatën që është Tirana. Grupi është më i rëndësishëm se individi.”

Të dielën do të luhen edhe dy sfida të tjera që janë të fundit për javën e 19 të Superligës. Teuta do të presë në Durrës Flamurtarin, ndërsa Kastrioti i vendit të fundit do të luajë në transfertë kundër Luftëtarit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës