Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e nëntë, ose thënë ndryshe në fundin e fazës së parë (nga katër). KF Tirana e shumë problemeve pret AF Elbasanin, duel që është programuar për të mërkurën në orën 19:30 në 'Air Albania'.
Përpara ndeshjes për mediet foli Roberto Bordin, trajneri italian i Tiranës. Ai tha se janë të vetëdijshëm për situatën dhe do vendosin zemrën në fushë për tri pikët që në këtë moment janë jetike për bardheblutë.
"Është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve. Kundër Vllaznisë bëmë një ndeshje të mirë, gabuam kur pësuam dy gola dhe më pas ishim në superioritet numerik, por na e bënë të vështirë pasi u mbyllën shumë.
Është për të ardhur keq se në pjesën e parë patëm 4-5 raste shumë të mira për të shënuar edhe normalisht do ishte gjë e mirë nëse do të kishte ndodhur. Siç e ka thënë dhe presidenti ynë, duhet të vendosim zemrën në fushë, jemi investuar për të qenë lart në renditje, do të jetë një përballje e rëndësishme me Elbasanin.
Në futboll faji nuk është ndividual, fitojmë ose humbim të gjithë, goli i parë i Vllaznisë ishte i paparashikueshëm, iu ngriti moralin dhe ne na demoralizoi. Patëm raste në pjesën e dytë dhe duhet të kishim shënuar golin e dytë, në pjesën e dytë nuk mund të bënim gjë.
Janë ndryshuar shumë lojtarë, ka pasur shumë hyrje-dalje, 6 lojtarë të ndryshuar. Rivalët? Elbasani ka kualitete dhe një skuadër të fortë. Mungesat? Përveç Rafës që nuk është rikuperuar 100%, nuk është se kemi ndonjë problem madhor dhe do të jenë të gatshëm. Presionet janë normale, por nuk na vendosin në vështirësi, jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalojmë", tha Bordin.
Në tetë raunde, Tirana ka vetëm një fitore dhe me gjashtë pikë mban vendin e parafundit, katër më shumë se Flamurtari. Nga ana tjetër, AF Elbasani me 14 pikë ndodhet në pozitën e katërt.
Superliga, raundi 9-të:
E martë, 28 tetor 2025
14:00 Bylis - Vora
17:00 Egnatia - Teuta
E mërkurë, 29 tetor 2025
17:00 Flamurtari - Vllaznia
19:30 Dinamo - Partizani (Elbasan)
19:30 KF Tirana - AF Elbasani ('Air Albania')
Renditja:
Komente











