Tirana, Kosova për A1Report: Do
vlerësoj punën e çdo paraardhësi

Tirana, Kosova për A1Report: Do<br />vlerësoj punën e çdo paraardhësi
TIRANE - Një ditë pas zyrtarizimit si kandidat i së djathtës për bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një takim për një orë me liderin e opozitës Lulzim Basha. Pas këtij takimi A1Report zhvilloi një intervistë me kandidatin Kosova, i cili tha se mbështetja ka qenë maksimale nga qytetarët çka do të përkthehet në rritje të përgjegjësive për tu shërbyer qytetarëve.

"Nuk ma ka marrë mendja kurrë çfarë entuziazmi kam parë në mesazhe, në telefona dhe deri në rrugë nga njerëzit. Kjo ma shton më shumë përgjegjësinë dhe do bëj maksimumin që këtë pritshmëri nga emri nga puna ime, nga shërbimi që unë i kam bërë qytetarëve, do t'ua shpërblej. Qëllimi im është të bëjë më të mirën se si tu shërbej më mirë qytetarëve", tha per A1 Reporti zoti Kosova. 

Zoti Kosova thotë se në fokus të fushatës do të jetë evidentimi i iniciativave pozitive dhe negative që janë ndërmarrë për kryeqytetasit ndër vite. Në këtë drejtim zoti Kosova nuk përjashton punën e asnjë kryebashkiaku.

"Dua të promovoj atë që është bërë mirë dhe të shoh çfarë nuk ka ecur dhe si ta rregullojë më mirë. I njëjti stil pune që kam pasur gjatë gjithë jetës sime. I çdo lloj kryetari bashkie, çdo punë e mirë do promovohet nga unë, edhe çdo punë që nuk ka ecur mirë do ta diagnostikoj ku e ka pas problemin dhe do ta përmirësoj, këtë ta keni te sigurt", u shpreh Kosova.

Është ende herët për të folur për slogane, por një gjë është e rëndësishme, për Halim Kosovën sfida për Tiranën tashmë ka nisur.

Një ditë më parë nga qendra e kryeqytetit kryetari i opozitës Lulzim Basha prezantoi kandidatin e së djathtës për Tiranës, mjekun Halim Kosova. 

Intervista 

Sapo zhvilluat një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, po merrni direktivat për fushatën zgjedhore dhe ku do jetë fokusi i fushatës?
Ajo që bie në sy gjatë gjithë natës deri sotnë mëngjes kur kam hapur sytë, është se nuk ma ka marrë mendja kurrë çfarë entuziazmi kam parë në mesazhe në telefon dhe direkt në rrugë nga njerëzit. Kjo ma shton më shumë përgjegjësinë dhe do të bëj maksimumin, që këtë pritshmëri që kanë nga emri im, nga puna ime dhe shërbimi që iu kam bërë qytetarëve, do t’ua shpërblej.

Ju jeni një imazh pozitiv i vlerësuar në opinionin public, kjo për shkak edhe të punës që ju keni bërë. Si do t’i përvishni mëngët për të fituar bashkinë e Tiranës?
Qëllimi im është të bëj më të mirën se si t’i shpërbej më mirë qytetarëve. Do të promovoj atë që është bërë mirë dhe të shikoj çfarë nuk ka ecur dhe si mund ta rregullojmë më mirë. Domethënë të njëjtin stil pune që unë kam patur gjatë gjithë jetës time.

Do të jetë ndoshta vijimi i projekteve të zotit Basha?
Do të jetë vijimësi e çdo kryetari bashkisë, çdo punë e mirë që është bërë, unë do ta promovoj. Dhe çdo punë që nuk ka ecur mirë unë do ta diagnostikoj ku e ka patur problemin dhe to ta përmirësoj. Këtë ta keni të sigurt.

Cili do të jetë slogan që do të keni në fushatë sipas jush?
Do ketë një grup pune që tani po i ndezin motorët të gjithë, dhe shumë shpejt do t’i merrni vesh të gjitha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid