'Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut', Rama: Qyteti jeton mes harmonisë fetare

Kryeministri Edi Rama  mbajti fjalën e tij në eventin e  titulluar “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.

Ai tha se rrugët e Tiranës dëshmojnë transformimin e madh që ka pësuar kryeqytetit dhe kjo arritje është vulosur nga  arritjet e njëpasnjëshme që ka patur Tirana ndër vite.

“Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe me një histori shumë herë më pak të pasur se sa historia e kryeqyteteve të tjera rrethe nesh, megjithatë, sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës janë dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm, Edhe fakti, që Tirana për të katërtin vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqyteteve, që diçka i mbetet ta mbajë në formën e një pishtari ndezur. Këtë vit, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut, do të thotë se këtë transformim nuk e shohim vetëm ne që duam ta shohim, por edhe ata që nuk duan ta shohin”, tha ai.

Ai vuri theksin tek harmonia e madhe fetare që ka Tirana.

“Harmonia fetare është në sytë e të gjithëve dhe është shumë domethënëse në kohë e sotme, ku e thënë me pak me eufemizëm mungon harmonia fetare.  Ne te jemi një pikë promovimi për mbrojtjen dhe kulturës, dhe diversitetit, por edhe të harmonisë, jo vetëm mes besimeve fetare, or edhe më shumë se kaq. Ky vit është një shans për ta forcuar më tej këtë mesazh. Së shpejti ne do të lancojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtar, të cilin e kemi konceptuar së bashku me presidentin e emirateve të Bashkuara Arabe, që është konkursi për një park të madh të besimit, Parku i madh i besimit në fakt është një ide, që tanimë është e kahershme, por i ka ardhur koha për tu realizuar.  Në do ta nisim me këtë konkurse, dhe kemi përcaktuar dhe territorin, që do jetë në periferi të qyteti, Do jetë një park por të gjithë besimtarët dhe jobesimtare”, tha ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm