Tirana kujtohet për tifozët, u
kërkon ndihmë për derbi

Tirana kujtohet për tifozët, u<br />kërkon ndihmë për derbi
Me vetëm 3 pikë larg vendit të parafundit që të çon një kategori më poshtë dhe pas 13 ndeshje pa fitore, Tirana kujtohet për tifozët e zjarrtë të saj. Kjo ndodh pikërisht këtë javë kur bardheblutë do të sfidojnë rivalin e përjetshëm. Tirana u shtrin dorën e pajtimit tifozëve bardheblu para derbit të katërt sezonal me Partizanin, në “Selman Stërmasi”, takim që do të zhvillohet të premten në orën 19:00. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se “Është momenti për t’u rikthyer masivisht në mbështetje të skuadrës, për një ndeshjë që duhet fituar.

Rezultatet jo të mira që skuadra ka marrë gjatë periudhës së fundit nuk janë arsye për të munguar në stadium. Lojtarët kanë nevojë për mbështetjen e çdo tifozi. Kjo nuk është një ndeshje që duhet bojkotuar, është një ndeshje që duhet fituar dhe për ta fituar duhet mbeshtja e të gjithe tifozëve. Të gjithë bashkë, të premten në shtëpinë bardheblu me ngjyrat bardheblu. Tifozët, klubi dhe skuadra nuk janë armiq të njëri-tjetrit. Të gjithë bashkë si një familje e madhe. Gjithmone forca Tirona!” mbyllet thirrja e klubit të Tiranës për tifozët bardheblu.

Kujtojmë se ka qenë pikërisht marrëveshja mes dy klubeve rivale të kryqytetit për zhvillimin e ndeshjeve brenda të Partizanit në “Selman Stërmasi” që shkaktoi krisjen e madhe klub – tifozë. Kjo kontradiktë kulmoi me ndërhyrjen e tifozëve gjatë stërvitjes në ambientet e klubit, çka solli edhe shoqërimin e disa prej tyre më vonë nga forcat e rendit. Që nga ai moment tifozët më të zjarrtë I kanë munguar Tiranës gjatë ndeshjeve të saj.

Tani në këtë moment të vështirë që gjendet skuadra, e cila pas humbjes së paralajmëruar në Kukës gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së rënies, drejtuesit e klubit duan që të risjellin tifozët në stadium. Tirana është skuadra pritëse në ndeshjen me Partizanin, por në rast se ka sërish bojkot nga tifozeria bardheblu, atëhere mbështetësit e të kuqve mund të jenë më të shumtë në shkallët e “Selman Stërmasit”. Për 24 herë kampionët e Shqipërisë derbi me të kuqtë shihet si momenti i duhur për të lënë pas problemet me tifozët. Drejtuesit e klubit bardheblu besojnë se urrejtja që kanë për Partizanin do t‘i bëjë tifozët bardheblu që të harrojnë mëritë dhe të kthehen pranë skuadrës.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)