Akademia e Tiranës ka denoncuar publikisht vendimet e arbitrave në ndeshjet e moshave. Bardheblutë U-19 humbën këtë të dielë 2-1 në transfertën e Ballshit me Bylisin, teksa sipas tyre vendimet e padrejta të arbitrave Edvin Latifi, Alvinos Muxhaj dhe Aleksandër Ahmeti ndikuan në lojë.
"Kërkojmë publikisht reflektimin e arbitrave të kësaj ndeshjeje. Individë të tillë, përveç se po tentojnë të tallen me stemën e KF Tiranës, po njollosin edhe stemën e dhënë nga FSHF dhe për më tepër, që gjithmonë këto "gabime" të përsëritura ndodhin në ndeshjet në transfertë. Nuk mund të lejohet, që individë të tillë, të mundohen që të ndryshojnë renditjen dhe vazhdimësinë e kampionatit", shkruan Tirana.
Kryeqytetasit duket se kërkojnë një reflektim nga Sektori i Arbitrmit pranë FSHF-së, pasi këto ngjarje janë të shpeshta sipas tyre. Nuk është hera e parë që edhe klubet elitare kanë akuzuar arbitrat për vendime të qëllimshme, duke shkuar deri aty sa të shpallin edhe "non grata" disa prej tyre.
"KF Tirana Academy ndjen detyrimin të denoncojë publikisht arbitrat, Edvin Latifi, Alvinos Muxhaj dhe Aleksandër Ahmeti.
Vendimet e arbitrave në ndeshjen FK Bylis U19- KF Tirana U19, përcaktuan fatin e ndeshjes në mënyrë të padrejtë duke cënuar garën e drejtë.
Ata që gjykojnë në fushë tek ekipet e moshave, duhet të jenë të drejtë në gjykimet e tyre dhe të denjë për uniformën që mbajnë veshur.
Është thellësisht e papranueshme të thyesh zemrat e atyre që janë e ardhmja e futbollit, duke i tradhtuar në mënyrë të pabesë dhe krejtësisht jo të drejtë, vetëm për shkak të interesave të një individi, aspak profesionist apo të përgjegjshëm. Kurrë nuk mund të heshtim përballë padrejtësisë!
Pavarësisht padrejtësive dhe qëllimeve dashakeqe kundrejt punës së Akademisë së Futbollit të KF Tirana në ndeshjen e sotme nga Edvin Latifi, Alvinos Muxhaj edhe Aleksander Ahmeti, ne kërkojmë të mbrojmë me fanatizëm punën e të rinjve tanë, të cilët humbën sot me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit U19, për shkak të një penalltie të paqenë në minutën e 94.
Kërkojmë publikisht reflektimin e arbitrave të kësaj ndeshjeje. Individë të tillë, përveç se po tentojnë të tallen me stemën e KF Tiranës, po njollosin edhe stemën e dhënë nga FSHF dhe për më tepër, që gjithmonë këto "gabime" të përsëritura ndodhin në ndeshjet në transfertë. Nuk mund të lejohet, që individë të tillë, të mundohen që të ndryshojnë renditjen dhe vazhdimësinë e kampionatit", njofrojnë te Tirana.