Klubi I Partizanit ka publikuar sot çmimet e biletave dhe ndarjet e tribunave për ndeshjen derbi me Tiranën, e cila do të luhet të premten për herë të parë në stadiumin ‘Air Albania’. Çmimet janë të një vlere të pranueshme, por klubi i Tiranës nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka kundërshtuar ndarjen e tribunave.

Sipas bardhebluve, ata kanë kërkuar që tifozët e tyre të qëndrojnë në tribunën Fatmir Frashëri, por Partizani i ka vendosur në anën e kundërt, që korespondon me tribunën Vasillaq Zëri. Sipas Tiranës kërkesa e tyre ka patur edhe miratimin e policisë, e cila si rrjedhojë nuk mer përsipër organizimin e ndeshjes.

Postimi i KF Tiranës

 

“BILETAT | PARTIZANI -TIRANA

Klubi i Partizanit si organizator i ndeshjes ka percaktuar ndarjen e sektoreve te stadiumit “Air Albania” si dhe cmimet e biletave.

KF Tirana ka kerkuar zyrtarisht qe ndarja te behet ndryshe, duke kerkuar tribunen “Fatmir Frasheri” per tifozet bardheblu, tribune e cila perkon me krahun nga qyteti. Per shkaqe sigurie te njejten kerkese ka bere dhe Policia e Tiranes qe pas refuzimit te Partizanit, nuk merr persiper mbarevajtjen e ndeshjes.

Me poshte gjeni skemen e stadiumit dhe cmimet perkatese per sektoret. Biletat i gjeni tek biletaria prane stadiumit “Selman Stermasi” prej dites se sotme.

TRIBUNAT BARDHEBLU:
TRIBUNAT S/V – 500 L
TRIBUNA Ë 106/107 – 3.000 L
TRIBUNAT Ë 105 – 4.000 L”.