Tirana është qyteti më ajrin më të ndotur në vend. Kështu ka deklaruar, Julian Beqiraj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtarë të Mjedisit i ftuar në studio në A1 Report.
 
Ai tha se niveli i ndotjes në kryeqytet është tre here me i larte se norma e lejuar dhe e vendosur nga Bashkimi Europian. Beqiraj tha se qyteti i dytë me i ndotur është Elbasani, dhe më pas Fieri.

Ne rritjen e nivelit te ndotjes në Tiranë ndikon trafiku  i automjeteve, ndertimet, por dhe menyra e pastrimit te qytetit ende me fshesa dhe jo me makineri me ujë, siç behet ne vende të tjera. 

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thekson se çdo muaj po behet monitorim rigoroz i ajrit ne 9 qytete të vendit dhe sipas parametrave te Bashkimit Europian.

Sa i përket ndotjes së kompanisë ‘KURUM’ në Elbasan, Beqiraj tha s epo kryhen monitorime. Beqiraj theksoi se ai nuk kam firmosur leje mjedisore për KURUM.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)