Tirana mbështillet me dijen albanologjike! 25 deri më 27 nëntor do të mbahet pas 50 vitesh konferenca për arritjet në shkencat albanologjike

Tirana mbështillet me dijen albanologjike! 25 deri më 27 nëntor do të mbahet pas 50 vitesh konferenca për arritjet në shkencat albanologjike

Njoftimi i Akademisë së Shkencave për mbajtjen e Konferencës

Nga datat 25 deri më 27 nëntor 2021 Tirana do të bëhet qendra e diskutimeve dhe e arritjeve më të fundit në fushën e shkencave albanologjike. Prej vitit 1972, kohë kur u mbajt në Tiranë Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Ilire, i cili bëri një bilanc të plotë të të gjitha arritjeve që ishin shënuar deri në atë kohë në fushë të historisë së shqiptarëve, prejardhjes së tyre, të gjuhës shqipe, duke treguar vijimësinë iliro-shqiptare përmes argumenteve historikë, arkeologjikë dhe gjuhësorë, e deri më sot, gati 50 vjet më vonë nuk ka pasur një aktivitet të këtyre përmasave që e kthejnë Tiranën në qendër të studimeve albanologjike. 

Këtë vit, pra në vitin 2021 Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizojnë Kuvendin e Studimeve Albanologjike për ta ridimensionuar kuptimin dhe përmbajtjen e albanologjisë dhe disiplinave të saj: vijimësia iliro-shqiptare, shqipja si gjuhë indoeuropiane dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët motra të kësa familjeje, trashëgimia e shqiptarëve në trojet etnike do të pasurohen në këtë Kuvend edhe me vështrime nga disiplina e antropologjisë, etnomuzikës dhe përmes analizave që mbështeten në teoritë moderne e që do të hedhin një dritë të re për origjinën, gjuhën, kulturën dhe qytetërimin shqiptar në trojet e veta. 

Kuvendi ka komitetin organizues dhe atë shkencor si dhe  ka edhe një bord nderi të cilit i prin shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare dhe mjaft personalitete të tjera shqiptare dhe të huaja.
 Kuvendi do t’ zhvillojë punimet në hotel Plazza. Do të mbahen tri seanca plenare në datat 25, 26 dhe 27 nëntor, pastaj do të vazhdohet për tri ditë resht me dy seanca paralele të pasditeve rreth katër temave themelore : Histori, Gjuhësi, Antropologji dhe Studime letrare. Do të referojnë rreth 182 studiues shqiptarë dhe të huaj.

Një tjetër vlerë e Kuvendit është se synon të krijojë rrjetin e shkollave, qendrave dhe individëve që merren me albanologji në të gjithë botën. Do të krijojë mundësinë që albanologët e ftuar dhe organizatorët shqiptarë të dëgjojnë njëri-tjetrin. Do të qartësojë gjendjen e albanologjisë sot dhe ndryshimet që kanë ndodhur nga një kohë në tjetrën. Do të konfirmojë arritjet e albanologjisë te ne dhe do të bëjë një bilanc krahasues me albanologjinë në qendrat e tjera dhe me vetveten në të shkuarën. Do të verifikojë e rikonfirmojë tezat bazë të albanologjisë si strategji shkencore për të ardhmen.

Mbështetur në ligj Akademia e shkencave të Shqipërisë po luan rolin e saj që të drejtojë dhe të orientojë kërkimin shkencor në vendin tonë duke zgjeruar marrëdhëniet e saj dhe duke përfshirë në strukturat e saj dijetarët më të mirë shqiptarë brenda e jashtë vendit. 

Pas suksesit të Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Kuvendi i studimeve albanologjike shënon një hap të ri në hullinë e veprimtarive  të mëparshme të këtij institucioni. 
Duke përbashkuar arritjet më të mira të qendrave dhe studimeve albanologjike si ato të Palermos, Kozencës, Mynihut, Regensburgut Vjenës si dhe pas viteve 1999 arritjet dhe zhvillimin e dukshëm të studimeve albanologjike në Republikën e Kosovës, dija shqiptare e albanologjisë për të vënë një kufi të qartë mes shkencës albanologjike dhe pseudoshkencës .
Kuvendi i studimeve albanologjike shënon gjithashtu edhe një shkallë të re në vështrimin e dukurive të historisë, arkologjisë, gjuhësisë, antropologjisë e letërsisë sepse tani qendrat e Studimeve albanologjike të Tiranës dhe Prishtinës janë pasuruar me dijetarë të rinj që sjellin në këtë anë të dijes shqiptare teoritë moderne të vështrimit të dukurive tradicionale albanologjike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston