Katër gola në 16 ndeshjet e Superligës shënoi Kaina Nunes këtë sezon me Tiranën, para se braziliani të binte në sytë e Chugnam Asan në Korenë e Jugut. Sot sulmuesi është prezantuar në Korenë e Jugut, teksa kjo ka bërë që Tirana të "mbushë arkat".
87 mijë euro arkëtoi klubi bardheblu nga shitja e Nunes në klubin e ri, me 26-vjeçarin që ka firmosur për gjashtë muaj. Te Tirana Nunes luajti një sezon e gjysmë dhe bardheblutë e afruan falas nga Vllaznia.
Pas shitjes së Florent Hasanit në Rumani, Kaina bëhet sulmuesi i radhës që nuk është më pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri. Për t'u theksuar se në Korenë e Jugut luan edhe Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kaina Nunes te ekipi i ri
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)