Tirana mund të mos ketë festë më 14 Mars, supriza e papritur për Ditën e Verës

Tirana mund të mos ketë festë më 14 Mars, supriza e papritur për Ditën e Verës

Dita e Verës në Tiranë mund të mos festohet më 14 mars. Moti në këtë ditë, sipas parashikimeve, pritet të jetë me shi, ndërsa aktivitetet janë organizuar të gjitha për të qenë në ambiente të hapura të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur një propozim, për t'i shtyrë festimet në datën 17, dhe për këtë ka kërkuar mendimin e vetë qytetarëve. Ka çelur një sondazh online, për të parë nëse edhe qytetarët, për të kënaqur fëmijët e tyre, do të zgjedhin që festimet të bëhen më 17 mars, kur moti premton diell.

"Hej! Me ndihmo 1min me një dileme! Te gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e te rritur! A mos ja vlen te tregohemi te zgjuar e t'i bëjmë festimet te Dielën dt. 17? (E enjtja pushim gjithsesi)

Alternativat

Enjte, do zoti s'bi qamet

Diele, te gezojne femijet"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria Speciale thërret përsëri kryeministrin Albin Kurti për dëshmi

Prokuroria Speciale thërret përsëri kryeministrin Albin Kurti për dëshmi