Tirana në krizë, Julian Ahmataj kërkon agresivitet: Ndikon fusha e keqe, pasi pësojmë futemi në 'errësirë'

Tirana në krizë, Julian Ahmataj kërkon agresivitet: Ndikon fusha e keqe, pasi pësojmë futemi në 'errësirë'

Julian Ahmataj, trajneri i Tiranës

Tirana luan nesër kundër Teutës në 14:00, për javën e 11-të në Superligë. Dueli do zhvillohet në "Selman Stërmasi" dhe është komentuar nga trajneri bardheblu. Para medieve Julian Ahmataj ka kërkuar agresivitet nga të tijtë, duke thënë se pasi pësojnë përfshihen nga një errësirë për disa minuta.

Trajneri ka folur edhe për një ngërç psikologjik, teksa i ka kujtuar të tijve ADN e këtij klubi. Pas javës së dhjetë, Tirana me 14 pikë mban vendin e katërt (njësoj se Laçi i vendit të tretë) dhe gjashtë pikë më pak se bashkëkryesuesit e Egnatias dhe Partizanit.

"Të gjitha skuadrat janë pothuajse në një stad, përveç dy ekipeve të para që janë shkëputur pak, por me pikët janë aty-aty. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta, pasi po shprehen në të njëjtin nivel dhe duke pasur oshilacionet përkatëse. Mendoj të luftojmë fort dhe ta përballojmë këtë sfidë të radhës", tha Ahmataj.

Mandej trajneri foli edhe për ngërçin psikologjik që duket se ka përfshirë bardheblutë.

"Besoj se edhe ju e dini mirë këtë gjë, pasi Tirana si një klub me traditë e vuan mungesën e rezultatit.  Dhe në momentin që pësojmë gol, skuadra përfshihet nga një “errësirë” prej 10-15 minutash që e vuan këtë gjë. Nga aty erdhën edhe problemet në ndeshjen e fundit. Pastaj gjithë pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë. Kjo është analiza që kemi bërë", tha Ahmataj.

I pyetur për fushën e "Selman Stërmasit" që nuk është në gjendje të mirë, Ahmataj tha se ndikon.

"Nuk diskutohet që ndikon, por Tirana e ka pasur në genetikë që duhet të përshtatet me çdo terren ku luan. Ndaj këtë gjë mundohemi t’ua injektojmë futbollistëve. Situata kalohet duke punuar dhe ulur kokën për të luftuar më shumë, për të sakrifikuar dhe për t’ia lënë çdo gjë fushës. Kur pritet Tirana e Ahmatajt? Skuadrat që të marrin filozofinë e një trajneri i duhen shumë kohë. Madje trajnerët në botë thonë që duhet të vijë një kohë e gjatë. Nuk është kjo koha që duhet përshtatur. Duke pasur parasysh se nuk kemi as kohë që të stërvitemi,  se kemi vetëm ndeshje dhe duhet t’i përgatisim ato. Kjo është një periudhë shumë e keqe për të menaxhuar situatën ku jemi. Por për të futur filozofinë që mendojmë, nuk do bëjmë ndonjë ndryshim vetëm të fusim filozofinë e Tiranës, genetikën  që të luftojnë, përplasen dhe të luajnë futboll agresiv ashtu si siç i ka hije këtij klubi", tregoi Julian Ahmataj.

Më pas Ahmataj foli edhe për përforcimet e janarit si edhe rikthimet dhe dëmtimet që ka për nesër.

"Është shumë herët për të folur, pasi ekipi i ka elementët. Shumë lojtarë kanë ardhur në ditët e fundit të merkatos dhe tani u bë një kohë e gjatë, ndaj nuk e kemi menduar akoma këtë gjë se është shumë herët si proces. Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur për të shkuar te merkato e janarit. Mungesat dhe rikthimet? Kemi rikthimin e Najdovskit, si dhe Latifi i është bashkëngjitur skuadrës dje dhe të shikojmë, Bruno Lulaj është i dëmtuar", tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve