Tirana në merkato, firmos me dy futbollistë të kombëtares së Ganës

Tirana në merkato, firmos me dy futbollistë të kombëtares së Ganës

Vinsent Atinga, lojtari ganez që firmosi me Tiranën

Tirana ka siguruar ditën e sotme, shërbimet e dy lojtarëve ganezë për këtë merkato vere. Vinsent Atinga dhe Uinful Kobinah, do të vishen “bardheblu” nga sezoni tjetër.

Vinsent Atinga luan si mbrojtës, me një shtatlartësi plot 190cm i gjatë. 24-vjeçari luan tek ekipi “Hearts of Oak” në Premier Leaguen e Ganës.

Ndërkohë, Uinful Kobinah është 26 vjeç, dhe roli i tij është mesfushor i avancuar. Gjithashtu, edhe Kobinah aktivizohet tek po i njëjti ekip ganez. Të dy lojtarët janë grumbulluar edhe me kombëtaren ganeze. Pas firmave me Blazheskin dhe Imamin, tashmë Tirana shpreson që dy ganezët të ofrojnë cilësi për ekipin në sezonin e ri në Superiore. 



(Vinsent Atinga dhe Uinful Kobinah dy lojtarët ganezë që i bashkohen Tiranës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë