Tirana ngjitet në krye të renditjes
pas fitores spektakolare me Kukësin

Tirana ngjitet në krye të renditjes<br />pas fitores spektakolare me Kukësin
Tirana merr kryesimin e kampionatit kombëtar të futbollit pas fitores spektakolare përballë Kukësit me rezultatin 3-1 në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndeshja kishte gjithçka brenda, përveç tifozëve në shkallët e stadiumit për shkak të dënimit nga Disiplina për incidentet që ndodhën në Shkodër.

Sfida nisi e mirë për Tiranën që kaloi në avantazh në minutën e 2 të ndeshjes me autogolin e mbrojtësit të Kukësit, Erjon Dushku pas një devijimi të gabuar që i bëri topit të harkuar në zonë nga Tirana përmes një goditje dënimi. Avantazhi i jep zemër Tiranës që hidhet në sulm për golin e dytë, por Lushtaku vendos barazimin në të 39’ duke rihapur takimin dhe rikthyer shpresën për pikë të verilindorëve.

Por pjesa e dytë nis ashtu si e para për Tiranën, me një tjetër gol, këtë herë mjaft të bukur me Bakajn, teksa në të 86’ pasohet nga një tjetër më i bukur nga mbrojtësi Debatik Curri. Me këto tre pikë Tirana ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Kukësi vazhdon që të mos bindë, ndryshe nga javët e para të kampionatit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme