Tirana ngre në qiell trofeun, zyrtarisht 26 herë kampione e Shqipërisë! Tifozët ‘pushtojnë’ fushën
Tirana ka ngritur sot trofeun e 26 të fituesit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Kapiteni Hoxhallari ka ngritur trofeun, teksa tifozët pushtojnë fushën.
Tirana ka ngritur sot trofeun e 26 të fituesit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Kapiteni Hoxhallari ka ngritur trofeun, teksa tifozët pushtojnë fushën
Festë e madhe e bardhebluve, me lojtarët dhe tifozët që kanë hyrë në fushë dhe kanë festuar për të dytën herë brenda këtij sezoni.
Ekipi i Tiranës e kishte fituar titullin matematikisht që në derbin me Partizanin më 7 maj, por sot ishte dita e trofeut dhe e kanë shijuar atë. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili u dorëzoi medaljet protagonistëve.
Meta uron Tiranën për fitoren: E merituar, titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese
Presidenti Ilir Meta ka uruar Klubin e Futbollit Tirana për fitoren e Abissnet Superiore.
“Urimet më të mira KF Tiranës dhe të gjithë tifozëve bardhë e blu për fitoren e merituar të kampionatit! Titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese! Uroj një përfaqësim sa më dinjitoz në sfidat ndërkombëtare që e presin Tiranën!”, shkruan Presidenti Meta.