Me lehtësimet graduale që janë marrë kohët e fundit nga qeveria, Tirana po i kthehet gjithnjë e më shumë normalitetit. Si qarkullimi i makinave dhe i këmbësore për të shkuar në punë është rritur.
Gjatë një vëzhgimi të Report Tv në kryeqytet ajo që bien në sy është se Tirana i është rikthyer normalitetit të ri, ku maskat e dorezat janë pjesë e gjithsecilit, edhe pse ka disa që zgjedhin të mos mbrohen prej tyre.
Të gjithë nuk duhet të harrojnë se virusi është ende mes nesh dhe distancimi social dhe mjetet mbrojtëse janë e vetmja gjë që mund të na ndihmojë të mbrohemi.