Tirana një javë e ‘pushtuar’ nga shkenca botërore e nanoteknologjisë, Akademiku Arben Merkoçi: Kongresi më i madh ndërkombëtarë në këtë fushë, mundësi të reja bashkëpunimi për Shqipërinë

Tirana një javë e ‘pushtuar’ nga shkenca botërore e nanoteknologjisë, Akademiku Arben Merkoçi: Kongresi më i madh ndërkombëtarë në këtë fushë, mundësi të reja bashkëpunimi për Shqipërinë

Foto ilustruese

Akademia e Shkencave organizon për herë të parë në Tiranë konferencën më të madhe të nanoteknologjisë dhe të nanoshkencës në botë “TENDENCAT NË NANOTEKNOLOGJI”  (TNT 2021)

Nga 4 deri më 8 tetor 2021 në ambientet e Hotel “Tirana” do të mbahet për herë të parë në Shqipëri Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021).

- Qendrat më të rëndësishshme të shkencës botërore nga SHBA-të, në Spanjë e Japoni do të përfaqësohen me rreth 210 shkencëtarë e studiues nga 21 vende të ndryshme të botës e rajonit. Do të vijnë figura të shquara nga SHBA, Japonia, Anglia, Kina, Izraeli, etj.

Në foto akademik prof.dr. Arben Merkoçi, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe një nga ideatorët këtij aktiviteti.

Që prej riorganizmit të Akademisë së Shkencave në vitin 2019, dhe me ardhjen e z. Gjinushi në krye të saj, vëmendja u përqëndrua në rigjallërimin e shkencës dhe të dijes duke bashkuar dhe organizuar dijetarët më të mirë brenda dhe jashtë vendit. U ngritën për herë të parë Njësitë Kërkimore Shkencore dhe e para ndër to ishte ajo e nanoteknologjisë apo “Nano-Alb” siç njihet. Sot në ASH veprojnë disa njësi të tilla por “Nano-Alb”-i ka marrë formën e një instituti virtual dhe ka në përbërje shkencëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe drejtohet nga akademik Arben Merkoçi, një nga shkencëtarët e dalluar të kësaj fushe që drejton edhe Institutin katalan të nanoteknologjisë në Spanjë dhe që tani në fund u zgjodh një nga dhjetë anëtarët e bordit të rrjeteve të akademive të Europës ALLEA (All European Academies).

Kështu, mbi 200 shkencëtarë e studiues nga vende të ndryshme të botës e rajonit do të jenë pjesëmarrës ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare që organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si dhe nën kujdesin e Ambasadës së Spanjës, Shqipëri.

Përveç Akademia së Shkencave dhe në bashkëpunim me të, në organizimin e këtij Kongresi  janë pjesëmarrës edhe Fondacioni Phantoms, Instituti Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) dhe NanoAlb Shqipëria,

Qendra e NanoAlb e ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e drejtuar nga akademik prof. dr. Arben Merkoçi (profesor i ICREA-s dhe Drejtor Grupi në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) në Barcelonë, Spanjë) dhe anëtarë prof. Majlinda Vasjari; prof. Kledi Xhaxhiu e të tjerë bashkëpunëtorë, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në listën e veprimtarive të saj si një koordinuese tashmë tepër aktive e kërkimit shkencor të niveleve botërore.

Akad. Arben Merkoçi, që është njëkohësisht edhe një nga drejtuesit kryesorë të kongresit më të madh mbarëkombëtar TNT2021, pohon se kjo konferencë është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri.

Ardhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do t’i hapë mundësi të reja bashkëpunimi Shqipërisë në një nga fushat më të përparuara të shkencës, tha akad. Merkoçi dhe pohoi se Tirana gjatë javës së ardhshme do të jetë vendi që do të mbledhë bashkë mbi 200 shkencëtarë të mirënjohur në të gjithë botën që punojnë në nanoteknologji.

Zhvillimi i kësaj konference në Tiranë do të ketë impakt pozitiv të rëndësishëm, jo vetëm në lidhje me zhvillimet dhe aplikimet e kërkimin shkencor në vendin tonë, por edhe në shumë drejtime të tjera të njohjes së Shqipërisë dhe krijimit të lidhjeve të shumanëshme të saj ne fusha të ndryshme.

Kjo është një konferencë 5-ditore, në seanca plenare dhe seksione paralele sipas një programi të detajuar i cili pasqyrohet në faqen online: http://www.tntconf.org/2020/programme.php?conf=20

Ne programin e konferencës i njoftuar online zënë vend të rëndësishëm edhe këto aktivitete:

“Graphene & 2D Materials" Simpozium njëditor i organizuar nga ICN2

“Medical doctors meet nanotechnologists: recent trends in nanotheranostics” i drejtuar nga Prof. Arben Merkoci dhe prof. Jonel Trebicka, University Clinic Frankfurt, Germany. Në këtë ëorkshop do të marrin pjesë dhe do të prezantojnë eksperiencat e tyre personatitete të fushës si nga qendra të rëndësishme shëndetësore në Spanjë, Danimarkë dhe Gjermani, por edhe studjues të universiteteve në Francë Holandë dhe SHBA.

Gjithashtu është planifikuar të zhvillohet edhe një aktivitet një ditor: "Nanobiosensors school" e drejtuar nga prof. Arben Merkoçi dhe dr. Claudio Parolo, ICN2, dr. Daniel Quesada, PaperDrop, Barcelona, Spain. Organizuar brenda kuadrit të TNT2021 (Tendencat në Nanoshkencë dhe Nanoteknologji) kjo Shkollë e Nanobiosensorëve synon t'u japë shkencëtarëve të rinj dhe pjesëmarrësve e tjerë të TNT disa sugjerime të rëndësishme dhe praktike mbi pregatitjen dhe aplikimin e nanobiosensorëve. Këto përfaqësojnë pajisje të vogla të bazuara në përdorimin e nanomateriale me interes për t'u aplikuar në diagnostikimin e shëndetit, monitorimin mjedisit, sigurinë ushqimore dhe industri të tjera. Do të ketë leksione dhe demonstrime praktike nga ekspertët e fushës si dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët dhe shkembim mendimesh lidhur me zhvillimet në këtë fushë.

Janë planifikuar edhe aktivitete në të cilat Shqipëria është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto janë aktivitete të rëndësishme dhe që duhen shfrytëzuar për të realizuar bashkëpunime konkrete. Satellite ëorkshop: "2nd workshop on Nanotechnologies for 21st century: Cooperation event betëeen Albania, Japan and Spain". Ky është i dyti takim në këtë kuadër pas atij që u zhvillua dy vjet më parë në Tokio, Japoni.

Ky ëorkshop synon të zhvillojë dhe forcojë më tej bashkëpunimin midis tre vendeve, Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjive si dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjise. Shkencëtarët dhe përfaqësuesit nga institucionet e të tre vendeve do të ndajnë ide rreth mundësive te bashkëpunimit dhe programet mbështetëse të kërkimin dhe zhvillimit përfshirë bashkëpunimin me industrinë në fushën e nanoteknologjisë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë është konsideruar si organizator lokal për të mbështetur dhe siguruar mbarvajtjen e punimeve të ketij aktiviteti në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
'Tendencat në nanoteknologji', Akademiku Arben Merkoçi flet për ngjarjen më të madhe shkencore në Tiranë: : Mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri

 

Akademik Arben Merkoçi, shkencëtari shqiptar me njohje ndërkombëtare, drejtues i konferencës Ndërkombëtare të Tendencave në Nanoteknologji, rrëfen për ngjarjen më të madhe shkencore që zhvillohet në Tiranë këtë të hënë, më 4 deri më 8 tetor 2021. Kjo konferencë do të mbahet në Tirana International Hotel në orën 09:00.

Merkoçi pohon se kjo konferencë është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri.

"Është kongresi më i madh ndërkombëtarë në këtë fushë. Ishte planifikuar vitin e kaluar, por u shty nga COVID. Një kongres që bashkon një seri profesorësh t shquar nga institute prestigjioze në Europë. Në këtë event do të flitet për fushat më të reja dhe avancet në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë. Kemi një event të rëndësishëm i dedikuar kontaktit të mjekëve me nanoteknologët. Ka dhe një takim shumë të rëndësishëm midis Japonisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Është një event mjaft i plotë, që mundësojnë jo vetëm atë që synon një kongres, evidentimit të arritjeve të fundit, por që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, krimin e atyre kontakteve. Ardhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do t’i hapë mundësi të reja bashkëpunimi Shqipërisë në një nga fushat më të përparuara të shkencës", tha ai mes të tjerash.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja