Tirana, ‘parajsa’ e eskortave nga Amerika Latine dhe Lindja! Zbardhet skema: Vijnë në grup, qëndrojnë një muaj

Vdekja nga mbidoza me Xanax dhe Tramadol e 2 ukrainaseve 25 dhe 40 vjeçe në Tiranë të premten, të cilat u gjetën nga shoqja e tyre pasi u zgjua nga gjumi, nxori në pah edhe “punën” që ata po kryenin këto ditë në kryeqytet, shërbimin si eskortë. Ky nuk është rasti i parë i zbuluar në vend. Në fillim të marsit një vajzë nga Venezuela, pasi ishte rrahur me një djalë nga Shijaku në Durrës, tentoi të zbriste nga tenda e një lokali, çfarë zbuloi se jetonte me 4 shoqe të tjera që ofronin shërbime seksuale. Por Tirana ofron edhe shërbime seksi homoseksuale, siç ishte rasti i këtij fillim maji, ku një italian denoncoi 2 nga Venezuela për keqkuptime gjatë aktit.

Por, çfarë është ky trend i ri që sjell eskortat në vendin tonë dhe nga vijnë?

Burime pranë Seksionit të Trafiqeve në Policinë e Tiranës thonë për Report Tv se vajzat që punojnë si eskorta vijnë kryesisht nga 2 rajone, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve, shtetet pranë Rusisë, si Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia, si dhe vendet e Amerikës Latine, nga Venezuela, Kolumbia e deri tek Brazili. Nuk mungojnë edhe nga Spanja, Çekia apo më gjerë.

Përgjithësisht vijnë në grupe nga 3 deri në 4 shoqe dhe nuk qëndrojnë më shumë se 1 muaj. Ndërkohë, rastet e shërbimeve homoseksuale janë me më pakë ditë, maksimumi një javë. Shqipëria është vetëm një prej destinacioneve që ato zgjedhin, dhe pasi mbyllin kohën e caktuar të qëndrimit, lëvizin në shtete të tjerë. Më shumë qëndrojnë nëpër apartamente apo Air BNB, mënyrë që shmang dhënien e identitetit të tyre dhe nuk kanë një zonë të caktuar të preferuar, mjafton gjetja e banesave për qëndrim, por në rastet e konstatuara janë brenda unazës. Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, ka disa arsye që ndikojnë që këto vajza të zgjedhin edhe Shqipërinë.

“E ka favorizuar Shqipëria për shumë arsye. E para pozicioni i saj, rrugë kalimi. Futja e linjave ‘low cost’, prurja e sasisë së turistëve. Gjendja ekonomia ka përmirësim, po themi një pjesë e njerëzve që merren me aktivitete jo të ligjshme kanë kapital dhe pasuri dhe kjo gjë i bënë që t'i përdorin ata”.

Në disa raste eskortat vijnë vetë në Shqipëri, por në shumë të tjera përmes agjencive siç është “Escort Tirana” dhe nga një verifikim i thjeshtë në faqen e tyre zyrtare vetëm në Shqipëri ofrojë shërbim 1072 vajza, 809 prej të cilave në kryeqytet, 142 në Durrës dhe pjesa tjetër në Shkodër, Vlorë dhe vijën bregdetare të jugut. Sipas Softës, vera sjell numrin më të lartë, për shkak edhe të turistëve.

“ Janë të përqendruara kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera, Durrësi dhe zonat bregdetare që më shumë fillon nga qershori dhe zgjat deri në tetor. Sot më tepër se kurrë moda ka vajtur te shtëpitë me qira, madje ka të huaj që bashkë me shqiptarët janë bërë bashkë dhe në këtë vend bëjnë organizime të tilla”,  shtoi ai.

Për shërbimet e tyre seksuale më minimalja është 100 euro, ndërsa varion deri në shuma marramendëse, që me sa duket, një pjese të shqiptarëve ua mbanë edhe xhepi. Klientela e tyre është e përgjedhu, nga njerëz të biznesit, deri tek anëtarë të grupeve kriminale me të ardhura të shumta nga veprimtari të paligjshme, kryesisht të trafikut të drogës.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.travelas.com: 12/05/2024 21:42

    Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë dhe nuk ka sherbime eskorte se Malokeria nuk i lejon

    Përgjigju
    • Qqwwwwww: 13/05/2024 09:56

      Te gjitha loloket ketu ne tiron ding ding pa para fare ding ding

    • Or tej: 13/05/2024 06:49

      Nuk i duhen periferite sepse kane pune boll ne kryeqytet ata or teeeejjjjj

  • Bim: 12/05/2024 21:04

    Miresevini e pune te mbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen