Tirana, Partizani dhe Kukësi nisin fazën përgatitore në Turqi. Te bardheblutë dy 'firo' në mbrojtje

Tirana e mbylli 2019 me tre rezultate pozitive radhazi, të cilat u bënë shkak edhe që Emanuele Egbo të caktohej trajner me kompetenca të plota në ekip. Tani bardheblutë prej të dielës ndodhen në Antalya të Turqisë ku kanë nisur edhe fazën përgqatitore të dimrit, e cila ka nisur me dy largimi. Fillimisht ishte Dorian Kërçiku ai që u largua nga Tirana, duke firmmosur me Bylisin, ndërsa e njëjta situata raportohet së fundmi për Eni Imamit. Mbrojtësi i krahut i cili përshtatet mirë edhe si mbrojtës qendre, ashtu si Kërçiku, ka falur disa muaj rrogë, për të dalë si lojtar i lirë. Për të është i interesuar Skënderbeu, por nuk përjashtohet mundësia që të firmosë me Bylisin, skuadrën që deri më tani ka bërë një kampionat të shkëlqyer.

Gjatë qëndrimit në Antalya Tirana do të zhvillojë tre miqësore, kundër Alanyaspor më 8 janar, kundër Mezokovezdi më 11 janar dhe kundër Korona Kilece më 15 janar.

Ndërkohë nga e diela fazën përgatitore të dimrit në Turqi ka nisur edhe Partizani, kampionët në fuqi të Superligës që vetëm para pak ditësh zyrtarizuan Adolfo Sormanin si trajner deri në fund të sezonit. Tek të kuqtë nuk ka patur lëvizje as në hyrje dhe as në dalje, ndërsa qëndrimi i tyre në Antalya do të jetë 12 ditë. Nga sot ‘demat’ do të nisin fazën intensive të përgatitjeve, pasi do të stërviten dy herë në ditë. Ndërsa gjatë qëndrimit janë parashikuar edhe dy miqësore, kundër Trabzonspor me 10 janar dhe kundër Budapest Honved më 15 janar.

Po në Turqi ndodhet edhe skuadra e Kukësit, që në fund të 2019 u shpall kampionia e dimrit. Verilindorët kanë shkelur të parët në Antalya, pasi kanë udhëtuar që të shtunën, ndërkohë që faza përgatitore është parashikuar të zgjasë 13 ditë. Në ditët në vijim përveç miqësoreve priten edhe lëvizjet në merkato.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shifrat e COVID vijojnë rriten, shqiptarët në dy anët e kufirit nuk e 'vrasin' mendjen! Vazhdon turizmi, fluks në Morinë