Nën masa të forta sigurie! Përfundon ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, serbët nxjerrin nga Championsi bardheblutë (VIDEO)

TIRANË-  Crvena Zvezda mposhti minimalisht 1-0 Tiranën në "Air Albania" dhe kualifikohet për në turin e tretë të Champions League. Përfundon në turin e dytë aventura në Champions League e kampiones së Shqipërisë.

Por, Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.

Në pjesën e dytë Ernest Muçi i Tiranës për fat të keq goditi shtyllën dhe më pas menjëherë skuadra e Egbo u ndëshkua nga serbët. Ekipi i Stankovic realizoi me Tomane në minutën e 61-të pas një goditje këndi. Tirana provoi të barazonte dhe rastet i pati por nuk finalizoi dot.

Zvezda vijon më tej në Champions ndërsa Tirana mbetet në Europë por aventurën tashmë duhet ta vijojë në turin e tretë të Europa League. Gjithsesi kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje shumë të mirë por fati i keq i ndëshkoi.

Ndeshja është luajtur pa tifozë, por me masa të forta sigurie.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi. 

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Pankanov, Nikoliç, Sanogo, Spiridonoviç, Kanga, Katai, Tomane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, Duka: Luajtët me dinjtet dhe nderuat futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda. Edhe pse skuadra bardheblu u eliminua nga Champions League, Duka shkruan se skuadra e Tiranës luajti me dinjitet dhe nderoi futbollin shqiptar.

Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League.

Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit, nuk u kurorëzua me kualifikim.

Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”, shkruan Duka.

Ora 21:59
Përfundon ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, serbët nxjerrin nga Championsi bardheblutë

Crvena Zvezda mposhti minimalisht 1-0 Tiranën në "Air Albania" dhe kualifikohet për në turin e tretë të Champions League. Përfundon në turin e dytë aventura në Champions League e kampiones së Shqipërisë.

Por Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.

Në pjesën e dytë Ernest Muçi i Tiranës për fat të keq goditi shtyllën dhe më pas menjëherë skuadra e Egbo u ndëshkua nga serbët. Ekipi i Stankovic realizoi me Tomane në minutën e 61-të pas një goditje këndi. Tirana provoi të barazonte dhe rastet i pati por nuk finalizoi dot.

Zvezda vijon më tej në Champions ndërsa Tirana mbetet në Europë por aventurën tashmë duhet ta vijojë në turin e tretë të Europa League. Gjithsesi kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje shumë të mirë por fati i keq i ndëshkoi./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ora 20:05
Nis përballja e Tiranës me serbët për Champions League

Ka nisur në stadiumin kombëtar 'Air Albania' ndeshja Tirana-Crvena Zvezda e vlefshme për turet e Champions League. Sfida pa tifozë, por po luhet nën masa të rrepta sigurie.

Ora 19:15
Frika nga dronët bllokon valët në stadium para përballjes me serbët

1598375947_garda.jpg

Makina e gardës e pajisur me bllokuesin e valëve

Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Crvena Zvedva në stadiumin kombëtar. Përballja me serbët frikësoi autoritetet se mund të ketë një skenar për ngritjen e dronëve nisur nga ajo që ndodhi me Kombëtaren në Beograd disa vite më parë, por edhe për faktin që nuk do të ketë tifozë dhe mesazhin e tyre ultrasit mund ta japin në një tjetër mënyrë. Kjo ka bërë që pranë stadiumit ‘Air Albania’ të pozicionohet një makinë e gardës cila është e pajisur me bllokues valësh që e bëjnë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar.

Ora 18:52
Përballja me Tiranën, ekipi serb shoqërohet me masa të forta sigurie nga hoteli në stadium

Autobusi i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës është shoqëruar me masa të forta sigurie nga hoteli ku ishin akomoduar në stadiumin 'Air Albania'. 4 makina policie, një furgon dhe 6 motorë kanë shoqëruar autobusin me lojtarët e ekipit serb.

Ora 17:54
'Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë!' Tifozët e Tiranës, mesazh serbëve me Adem Jasharin

Një nga grupet tifozë të skuadrës së Tiranës, “Capital Crew”, ka vendosur që t'a presë skuadrën serbe me banderola.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë hapur një banderolë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku shkruhet: “Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë!” dhe “Kosova, zemra e Shqipërisë”.

Përveç shprehjeve është vendosur edhe një portret i heroit Adem Jashari, i cili mban një armë në dorë.

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe Crvena Zvezdës.

Ora 17:34
Sfida me serbët, tifozi i Tiranës: Topi i rrumbullakët, Zoti është i madh! Meta? E morëm vesh vonë se ishte bardheblu

Sonte tifozët e Tiranës nuk do të mund të jenë në stadium pavarësisht se ndeshja zhvillohet në shtëpinë e tyre. Një prej tifozëve i tha gazetarit të Report Tv Arsen Rusta se shpreson te një surprizë përballë serbëve. "Ndeshja është e vështirë, por ne jemi për fitore. Zoti është i madh. Të ishe sot në stadium është kënaqësi e madhe e një tifozi të Tiranës, por pandemia... Topi i rrumbullakët është, surpriza është te 'Fanatics'" tha ai. Një koment, tifozi bardheblu e kishte edhe për mbështetjen e presidentit për ekipin e Tiranës. "Vonë e kemi marrë vesh. Gëzim i madh që presidenti të jetë tifoz me ekipin venali".

Ora 16:23
Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda nën masa të rrepta sigurie, bllokohen të gjitha rrugët përreth stadiumit

Gjatë ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda agjensitë e rendit po monitorojnë pajisjet për bllokimin e droneve, pranë stadiumit Air Albania.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se ndeshja do të ndiqet në stadium edhe nga presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë që prej orës 18:00 rrugët përreth stadiumit do të jenë të bllokuara jo vetëm për makinat, por edhe për lëvizjen e këmbësorëve,

Sipas njoftimit të policisë, do të ndalohet grumbullimi në zonë edhe për efekt të koronavirusit dhe sigurisë.

Në perimetrin e stadiumit do të vendosen 300 efektivë policie përgjatë ndeshjes. Të gjithë bizneset, lokalet, baret, dyqanet ne qendrën Air Albania, prej orës 17:30 do të mbyllen dhe nuk do të lejohet asnjë biznes i hapur.

Ora 13:04
Fishekzjarrë dhe brohoritje! Tifozët e Tiranës lënë pa gjumë lojtarët e ekipit serb (VIDEO)

Ekipi i Tiranës do të luajë sonte në 20:00 ndeshjen e rëndësishme për turet e Champions League përballë serbëve të Crvena Zvezdës në stadiumin kombëtar 'Air Albania'. Bardheblutë do të luajë në fushën e tyre, por tifozët nuk do të jenë në stadium për shkak të pandemisë.

Duke qenë se nuk kanë mundësi t'i mbështesin në stadium, tifozët bardheblu kanë bërë një tjetër lëvizje. Në mesnatë grupi i tifozëve "Tirona Fanatics" kanë bërë një spektakël fishekëzjarresh pranë hotelit ku janë akomoduar në Tiranë me qëllim që t'i zgjonin për t'u prishur gjumin lojtarëve të ekipit serb. 

"Time to wake up!" (Koha për t'u zgjuar) shkruajnë tifozët në faqen e tyre në rrjetet sociale duke publikuar edhe videon.

Ora 12:17
Sonte sfida me serbët, Meta motivon Tiranën: Jemi me ty, presim një mbrëmje fantastike

Sonte në 20:00 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Crvena Zvezda e vlefshme për turet e Champions League. Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale motivon bardheblutë për përballjen me serbët.

"Stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë! Suksese kampionëve bardhë e blu në raundin e dytë kualifikues për Champions League! Dy ekipe të mëdha që urojmë të na japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vlerat më të mira sportive. Forca Tirona! Jemi me ty" shkruan Meta.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piku: 25/08/2020 23:27

    Bravo Tirana, bete ndeshje shume te mire dhe na emocionuat. Ne luajtem pak me mire se ata, thjesht pune fati (edhe Lika mbase mund te dilte te rasti i golit, por ate e ka pasur perhere defekt)

    Përgjigju
  • 17 nentori: 25/08/2020 23:08

    Mezi fitoj ylli i kuqi,disa specialista thane qe tirona do haj tre gola nga skuadra serbe.Por tirona u paraqit shume mire bile kishte dhe shanse per gol.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/08/2020 22:21

    Eh do lozin futboll bydhgrrisurit ..

    Përgjigju
  • Ilo: 25/08/2020 22:10

    Mos paska me humbur Tirana se paska shkuar tersi nga Skrapari

    Përgjigju
  • Bim: 25/08/2020 22:02

    A ekziston një arsye pse duhet me u thirr me emër serb e jo shqiptar ylli I kuq

    Përgjigju
    • tironsi: 25/08/2020 23:37

      o Bim.Te ka ngel sahati o vlla.Me qe ra fjala,po stadiumin pse nuk e quajme "Air Shqiperia"

  • eli: 25/08/2020 14:24

    Ndeshja eshte e shitur.Ne mengjes koeficienti per fitoren e zvezdes ishte 1.6,tani eshte 1.2 dhe mund te bjere akoma.E sigurte fare!!!!

    Përgjigju
    • eli: 26/08/2020 08:20

      Nje dite me pas e ndiej qe duhet te kerkoj falje per aludimin e djeshem!Tirana zhvilloi me te vertete nje ndeshje shume te mire dhe me dinjitet.Besoj te gjithe u kenaqen.Ndjese edhe nje here dhe suksese ne Europa League!

    • O eli: 25/08/2020 21:15

      ndeshja nuk e shitur koeficienti bie kur eshte liozur 2 shume.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5