Tirana përforcohet në portë, prezanton Shpëtim Moçkën

Tirana përforcohet në portë, prezanton Shpëtim Moçkën

Futbollisti Shpëtim Moçka

Tirana përforcohet edhe me një tjetër futbollist. Shpëtim Moçka është futbollisti më i ri i skuadrës së Tiranës. Portieri i cili në sezonet e fundit kishte veshur fanellën e Teutës, u largua nga durrsakët dhe sot iu bashkua bardhebluve, ku pritet të jetë një alternativë shumë e vlefshme për Ilion Likën në katërkëndorin e skuadrës kryeqytetase.

Njoftimi i Tiranës

“Është prezantuar sot në ambientet e klubit, portieri Shpëtim Moçka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu.

Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qenë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores.”

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror