Tiranë- Java e fundit e muajit mars përkon edhe me një event të rëndësishëm kulturoro-sportiv në Tiranë.
Bëhet fjalë për “Automotive Fair Albania”, e cila do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri.
Aktiviteti si përvit do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet, ku do parakalojnë mjete të markave nga më të njohura.

Vetë kryeministri Edi Rama e hodhi me një video-postim lajmin mëngjesin e sotëm (21 mars) në profilin e tij në Facebook, duke i ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e “adrenalinës”.
“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë ftesë për t’u bërë pjesë e adrenalinës së AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA, më 27-30 Mars te Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Italia” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Një aktivitet ky që mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ajo e Infrastrukturës.
Komente

