TIRANE- Me të njejtin dekor zbukurimesh të një viti më parë Tirana është zbukuruar edhe për këtë fundvit, dhe vitin e ri kryeqytetasit do ta presin me zbukurime të vjetra. Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për zbukurimet e këtij viti pasi ato janë përdorur për dy vite me rradhë dhe ky është viti i tretë i tyre. Ndërsa për pemën e vitit të ri, e vendosur në sheshin “Skënderbej” ky është viti i dytë.  Llambat e vogla të vëna në shtyllat buzë rrugës, poçet e mëdha me ngjyra dhe gjithçka që shikojmë asnjëra nuk është e panjohur për sytë e kryeqytetasve.

Atmosfera festive në rrugët e Tiranës të kujton vitet paraardhëse dhe nuk të krijon aspak atmosferën e një viti të ri. Ndërkohë që të gjithë qytetarët pregatiten për ardhjen e vitit të ri dhe i’u drejtohen dyqaneve për të blerë diçka të re si shenjë për të mirpritur një vit të ri, e njejta gjë nuk ndodh me qytetitn.  Këtë vit kryebashkiaku Basha ka ndezur të njejtat drita të një viti më parë, ndërkohë që këtyre zbukurimeve nuk ju është shtuar asgjë e re për qytetarët. Kjo situatë është e njejtë me atë të festave të  28 dhe 29 nëntorit ku dekori ishte ai i 100 vjetorit të pavarsisë. Për festën kombëtare dhe për ndrrimin e viteve që festohet në mbarë botën Bashkia e kryeqytetit është treguar dorështërnguar duke i kaluar ato me kosto 0 të shpenzimeve.

Kjo është edhe arsya që qytetarët kanë treguar më pak interes se vitet e tjera për të shijuar gjatë mbrëmjeve atmosferën e festës në rrugët e kryeqytetit. Megjithëse vitet ecin për Kryebashkiakun Basha duket se ata kanë mbetur në vend edhe për të asgjë s’ka ndryshuar. Ndërsa në zonat periferike të Tiranës zbukurimet nuk ekzistojnë fare, me përjashtim të atyre të vendosura nga bizneset private, dhe atmosfera e vitit të ri nuk ndihet edhe pse nga nata e ndrrimit të viteve na ndajnnë vetëm pak ditë. Kjo mënyrë dorështërngimi e përdorimieve të dekoreve të vjetra duket se është taktikë e Bashkisë për t’i përdorur fondet për interesa klienteliste. Është hera e dytë brenda një muaji që Bashkia injoron festa me rëndësi të tillë ndërsa Basha flet për festime madhështore.

 
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)