Tirana, qyteti me çmimet më të lira të Europës për pushuesit britanikë: Duhen vetëm 132 paund për të kaluar fundjavën

Tirana, qyteti me çmimet më të lira të Europës për pushuesit britanikë: Duhen vetëm 132 paund për të kaluar fundjavën

Tirana

Tirana është listuar e para ndër kryeqytetet më të përballueshme europiane për të kaluar një fundjavë. “Post Office Travel Money” analizoi çmimet në 40 qytete të ndryshme europiane për Barometrin vjetor të kostove të qytetit, ku Tirana renditet në krye si qyteti me çmimet më të lira të Europës për pushuesit britanikë.

Studimi britanik, i cili është publikuar edhe në mediat vendase, ka arritur në këtë përfundim pasi krahasoi koston e artikujve tipikë të pushimit në 40 qytete të ndryshme, duke përfshirë një sërë pijesh, një darkë me verë për dy persona, akomodimin dy netë në një hotel me tre yje, si dhe shëtitjet në qytet dhe vizitat në atraksione të ndryshme turistike, si muzetë dhe galeritë.

Kostoja përfundimtare zbuloi se dy personave do t’u duheshin vetëm 132.41 paund, për të kaluar një fundjavë në Tiranë.

Qyteti i dytë më i lirë është renditur Katovica, ndjekur nga Vilnus në vendin e tretë, Lisbona dhe Riga që mbyll Top 5. I fundit në listë, qyteti më i shtrenjtë europian për të kaluar një fundjavë është Oslo në Norvegji.
 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë