Tirana shton rrugët me korsi për biçikletat, Veliaj: Çdo segment me hapësira të dedikuara (FOTO)

Tirana shton rrugët me korsi për biçikletat, Veliaj: Çdo segment me hapësira të dedikuara (FOTO)

Korsi për biçikleta në Tiranë

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Bashkia e Tiranës po punon për krijimin e një rrjeti të gjerë korsish të dedikuara për biçikletat të cilat jo vetëm po krijojnë më shumë siguri për ata që përdorin dyrrotakët, por njëkohësisht po jep edhe një impakt pozitiv në mjedis.

“Çdo stinë është më e lehtë mbi biçikleta! Shumë shpejt, të gjitha rrugët e Tiranës do të kenë korsi të veçanta për biçikletat”, shkruan Veliaj në Facebook.

Përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka përfunduar ndërtimi i korsive të biçikletave në dyja anët e rrugës. Një tjetër korsi biçikletash është krijuar në bulevardin “Zogu i I”. Por Tiranës i janë shtuar edhe korsitë ngjyrë jeshile apo të kuqe të cilat i has në shumë zona të qytetit si përgjatë lumit të Lanës, apo në zonën pranë Parkut të Liqenit. 

Korsi për biçikleta te Libri Universitar

Rrjeti i korsive do të kompletohet edhe përgjatë unazës dhe rrugës së Kavajës, duke sjellë një lehtësim të qarkullimit për gjithë kryeqytetin. Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e 12 km korsi të dedikuara për biçikletat. Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.

Korsi të dedikuara për biçikleta në zonën e ish-bllokut

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Bashkia e Tiranës ka futur si risi edhe përdorimin e  biçikletave Mobike, duke e renditur kryeqytetin shqiptar mes vendeve më të zhvilluara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altun: 12/08/2018 11:06

    Ky po heq të gjitha parkimet pa leke për banorët e zonave ku po shtohen këto korsi bicikletash. Ku do parkojnë banoret o kryetar? Po ja bën njerëzve jetën e pamundur.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/08/2018 09:09

    Bjeru makinave në kokë! Qytetet janë pasuri e banoreve qe ecin, shetitin ne kembe e me bicikleta, janë pasuri e femijeve tanë qe te rriten shendetshem, bukur dhe paster.. Qytetet nuk janë pronë e makinave, por ”pronë” e sigurisë se femijeve tanë! ZGJERO MË TEPËR TROTUARET DUKE U MARË RRUGËVE PJESË! Bjeru në kokë makinave!

    Përgjigju
    • Robshi: 12/08/2018 13:53

      O kafshe në fshat vllai rrite femijen beje kafshe fare ska pike makine madje as rrugë makine...ik sa më shpejt dhe përdor kafshe për transport...

  • Robshi: 12/08/2018 04:21

    Tani je bërë pak i bezdisshëm me ket idenë e biçikletave...nuk mund të hash vetëm korsi makinash kur e din mire që në tiranë vetëm po shtohen...kush të del me biçikletë në shi që është standard dimri?! Sheshin e mbylle...do të duhet të nisesh 1 ore para për çdo destinacion të brendshëm për të qenë në orar çka është e pamundur se të del dhe punë e paparashikuar...përrallat me jemi i vetmi kryeqytet pa korsi etj etj na i kurse se ka gjëra me minimaliste të cilat tirana si ka e se vret mendjen njeri...dhe e fundit nja big bravo për parkingjet edhe ku ka nja hapsirë pa lekë vjen dhe gjen gjobën se përkon pa qenë rezident super vjedhje...

    Përgjigju
  • Lali eri: 11/08/2018 23:49

    Po ne qe nuk na plas per bicikleta dum makin ku te levizim??? I ke ngushtu gjitha rruget e nuk hap rrug te re , nuk prish ato mure e gardhe qe i kan zen e zgjeron rruget Ajo asht zgjidhja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen