Trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë do ndahet mes Skënderbeut dhe Tiranës.
 
Tirana mundi 2-0 Besëlidhjen duke siguruar finalen e madhe, teksa sfida e parë ishte mbyllur 1-1.
 
Skënderbeu arriti fitoren e dytë ndaj Teutës këtë herë në transfertë, me një gol të Liridon Latifit.
 
Edhe ndeshjen e parë Skënderbeu e kishte fituar duke shkuar kështu në finalen përballë Tiranës.
 
Trofeu është mundësia më e mirë për Tiranën për të shpëtuar edicionin e dështuar, ndërsa Skënderbeu është në garë edhe në kampionat. 



dy.b/shqiptarja.com