TIRANE- Tirana është një ndër qytetet më të ndotura në Evropë. Alarmi është dhënë nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët thonë se nivelet e ndotjes janë deri në 3 herë më të larta se sa normat e lejuara të BE-së. "Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Europë. Ka 500 vdekje në vit për shkak të
ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete", - ka theksuar dje eksperti i OBSH-së, Miital Trzyzanawski gjatë një konferencë të
organizuar nga ministria e Shëndetësisë për cilësinë e ajrit në vendin tonë. Ndërkohë që specialisti i ISHP-së, Agron Deliu ka deklaruar se nisur nga parametrat, Shqipëria renditet në vendet e rrezikshme për të jetuar për cilësinë e ajrit që ka. Ndërkohë ajo që është vënë re dje, është fakti se zëvendësministri i Mjedisit,
Taulant Bino, ka pranuar më në fund se duhet një bashkëpunim mes të të gjitha strukturave, në mënyrë që të përmirësohet sa më shpejt cilësia e ajrit që thithin
shqiptarët, ndërkohë që më parë akuzonte bashkinë e Tiranës si shkaktare të ndotjes.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com